Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Cilësia e ujit të detit në Ulqin: NË 13 PLAZHE KLASI I PARË, NË NJËRËN I DYTI

Deti, MoreUji i detit në bregdetin e Ulqinit është i rregullt nga ana e higjienës dhe cilësor për larje, thonë rezultatet e analizës së cilësisë së ujit të detit, e cila është bërë në 14 lokalitete në komunë të Ulqinit.

Sipas të dhënave të cilat u deklaruan në konferencë për media, në 13 plazhe uji ishte i klasës së parë K1, e cila nënkupton cilësi të shkëlqyer, ndërsa në një plazh, plazhin “Mojito”, uji ishte i klasës së dytë, që është e kënaqshme.

Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare në mënyrë të vazhdueshme, prej vitit 1995 përcjell rregullsinë higjienike dhe cilësinë e ujit të detit në plazhet përgjatë sezonit veror turistik, çdo 15 ditë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top