Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Cilët Ulqinakë kanë pasaportë diplomatike: DEPUTETËT, DIPLOMATËT DHE BASHKËSHORTET E TYRE

pasosNga gjithsej 414 persona të cilët kanë pasaportë diplomatike të Malit të Zi, 11 janë prej Ulqinit, mëson Portali UL-info.

Kështu për shembull, “status special diplomatik” kanë të gjithë deputetët e përbërjes së tanishme të Parlamentit të Malit të Zi nga Ulqini: Luigj Shkrela, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka, Dritan Abazoviq dhe Lilana Gjurashkoviq.

Këto dokumenta i posedojnë edhe diplomatët. Ambasadori në Hungari Mirsad Biboviq dhe bashkëshortja e tij Sanella, konsulli në Njujork Selim Lika dhe bashkëshortja e tij Lejla, sekretari i dytë në Ministrinë e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Ilirijana Cungu dhe sekretari i tretë pranë Misionit të Malit të Zi në BE Robert Markiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top