Ndihmë sociale japin edhe përxhirimin e video-klipit.
Gjatë viti zgjedhorë 2016 Komuna e Cetinës në shumë raste ka dhënë nga 150 deri në 500 euro ndihma sociale për individë.
Ekspozitat, pagesat për ndjekjen e ndeshjeve të futbollit, shpenzimet e udhëtimit për koncerte, mobilimi i zyrave- të gjitha këto i financojnë disa komuna dhe i trajtojnë si ndihmë sociale. Qyteti i Cetinës gjatë vitit zgjedhorë 2016 ka dhënë në shumë raste nga 150 deri 500 euro ndihma për individë. Kështu nga arka e komunës janë dhënë 500 euro ndihmë materiale personit A.SH. për xhirimin e video-klipit për këngën dedikuar “dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë“.
Kryetari i komunës Aleksandër Bogdanoviq nënshkroi më 26 maj të vitit të kaluar vendimin me të cilinpersonit D.B. i janë dhënë 193 euro, si ndihmë financiare, për blerjen e biletës së avionit me qëllim të përfaqësimittë Cetinës në Athinë, për të festuar shpalljen e pavarësisë.
Vendimet tregojnë se ndihmë materiale me vlerë prej 150 euro është dhënë për personin L.J. për hapjen e ekspozitave të fotografive, por edhe G.Gj mori 200 euro ndihmë sociale për të shkuar në kurs në Izrael.
Sipas gjetjeve të Institutit Alterantiva (IA), qyteti i Cetinës gjatë viteve 2013, 2014, 2015 nuk ka pasur në buxhet shpenzime për mbrojtjen sociale dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, shuma totale për ndihmë financiare për këto tre vite ishte 0,00 euro.
Në anën tjetër, qyteti i Cetinës për atë periudhë të caktuar kohore shpenzoi për ndihma sociale 139,921 euro, tregoi hulumtuesja e IA IvanaBogojeviq. Është interesant fakti se shpenzimet kanë qenë më të larta gjatë vitit zgjedhorë 2013.
“Shuma për ndihma sociale ishte 95,240 euro ose 70% e totalit të fondeve tre-vjeçare“, tha Bogojeviq.
Në mënyrë të ngjashme janë ndarë ndihmat edhe në Nikshiq, siç tregojnë tabelat analitike në të cilat Qendra për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi (CIN-CG) kishte akses dhe sipas dokumentacionit që organizata IA e ka marrë sipas Ligjit për Qasje të Lirë në Informata.
Në Nikshiq personi J.ZH ka marrë 150 euro ndihmë sociale për vajzën e vet, për të shkuar në trajnim në Itali. Personi V.M. ka marrë nga komuna të njëjtën shumë të ndihmës financiare për organizimin e prezantimit te diplomës, ndërsa bashkësisë lokale “Koçani “ janë ndarë 400 euro për rinovimin e zyrave. Personi SH.S në prill ka marrë ndihmën prej 135 euro për të marrë pjesë në ‘Konventën Ndërkombëtare në Gjermani’, ndërsa T.M.ka marrë ndihmë për publikimin e koleksionit të poezive.
As komuna e Nikshiqite as e Cetinës nuk janë përgjigjur pyetjeve të Qendrës për Gazetari Hulumtuese se pse është dhënë ndihma materiale për këto qëllime dhe se a është kjo është një praktikë, sidomos gjatë viteve zgjedhore.
Bogojeviq pohon se nuk është e qartë se sa është ndarë për mbrojtjen sociale në nivel lokal. Ajo shpjegon se në llogaritë përfundimtare të vetëqeverisjeve lokale nuk ka shpenzime për mbrojtjen sociale, për shkak se ndihmat sociale nuk evidentohen sitë tilla, por si transferta ndaj institucioneve, individëve, OJQ-ve dhe sektorit publik.
Hulumtuesja Bogojeviq mendon se ky lloj evidentimi kasi pasojë raportimin e rremë financiar, fshehjene të vërtetës për shpenzimet për ndihmat sociale dhe vlerësimin joreal të nevojave të popullatës së rrezikuar.
“Komunat të cilat sipas llogarive vjetore nuk kishin shpenzuar për mbrojtjen sociale gjatë periudhës 2013- 2015 janë: Cetina, Herceg Novi, Nikshiqi, Plava, Podgorica, Shavniku dhe Tivati. Kjo gjë nuk do të thotë se këto komunat nuk kanë siguruar ndihmë sociale në formën e pagesave të njëhershme sociale ose ndihmëse në shtëpi për personate moshuar, ku kryeson Kryeqyteti,Herceg Novi dhe Nikshiqi”, theksoi Bogojeviq.
Kryetari i komunës vendos se kush duhet të marrë ndihmë sociale
Hulumtuesja Bogojeviq sqaroi se ndihma sociale mund t’i ofrohet individëve ose familjeve, ekzistenca e të cilave rrezikohet për shkak të kushteve të rënda materiale, strehimit dhe gjendjes shëndetësore, por që dhënia e kësaj ndihme në nivel lokal është e rregulluar në mënyra të ndryshme.
Vetëqeverisjet lokale e shpërndajnë këtë ndihmë në bazë të akteve të brendshme, vendimeve dhe rregulloreve për ndihmat sociale apo ndihmat monetare.Zonja Bogojeviq tha se Nikshiqi është e vetmja komunë që nuk ka një akt të tillë dhe që nuk ka një sistem të organizuar për dhënien e ndihmave.
“Në disa vetëqeverisje lokale, vendimin për ta dhënë këtë ndihmë e sjell kryetari i komunës, ndërsa në disa të tjera këto çështje i vlerëson komisioni i posaçëm. Në çdo rast, në të gjitha vetëqeverisjet lokale kryetari i komunës ka të drejtë që në raste emergjente të marrë vet vendime. Kështu, aktet e brendshme kufizojnë pjesërisht të drejtën ekskluzive për dhënien e ndihmës sociale”, shtoiBogojeviq.
Të drejtën ekskluzive të kryetarit për dhënien e kësaj ndihme e ka të rregulluar Cetina, Kollashini, Tivari, Plevla, Berane, Andrijevica, Plluzhina, Kotorri, Herceg Novi dhe Shavniku.
Askush nuk i kontrollon tabelat analitike
Qendra për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi kërkoj nga Ministria e Financave shembuj kur fondet e komunave për ndihmë materiale paguhen për qëllime tjera, në çfarë niveli kontrollohet përmbajtja e tabelave analitike dhe si sanksionohen vetëqeverisjet lokale kur hasin parregullsi në raportet e tyre financiare. Megjithatë, Ministria argumenton se vetëqeverisjetlokale janë të pavarura dhe se të drejtat e tyre nuk mund të mohohen ose të kufizohen nga rregulloret e organeve shtetërore, me përjashtim te rasteve dhe kushteve të përcaktuara me ligj.
“Komunat janë të detyruara që t’i dorëzojnë Ministrisë së Financave çdo tre muaj raporte mbi të ardhurat e planifikuara dhe të realizuara, për shpenzimet buxhetore dhe huamarrjen, jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të tremujorit…”, shkruan në përgjigjen e Ministrisë.
Ministria pohon se përmbajtja e tabelave analitike dhe çdo parregullsi konstatohet përmes mendimit të auditorëve dhe vërejtjeve në raportin e auditimit dhe se ata nuk kanë kompetenca në këto çështje.
Tabelat analitike, format dhe përmbajtjen e tyre me sa duket nuk kontrollohen nga asnjë institucion.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në bazë të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe Fushatave Zgjedhore, kontrollon nëse vetëqeverisjet lokale publikojnë tabelat analitike, por jo edhe përmbajtjen, saktësinë dhe plotësinë e të dhënave.
Kur gjatë fushatave nga zgjedhjet e mëhershme parlamentare është shtruar çështja për përmbajtjen e pa definuar të tabelave analitike, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit si edhe Ministria e Financave janë vetëshpallur si jo kompetentë. Prandaj, nga vullneti i vetëqeverisjeve lokale varet se çfarë informacioni do të afishohet në tabelat analitike.
Institucioni i Kontrollit të Shtetit (DRI) nuk është përgjigjur pyetjes së Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Malit të Zi nëse dhënia e ndihmës financiare për hapje të ekspozitave të pikturave, botimit të poezive, mobilimit të zyrave të bashkësive vendore -konsiderohet si para të shpenzuara në mënyrë të papërshtatshme.
Në nivel shtetërorë – Aspak situatë më e mirë
Sipas sondazhit të kryer nga Agjencia IPSOS, 57% e qytetarëve mendojnë se administrata publike pjesërisht ose aspak nuk i shpenzon paratë për qëllimet e duhura.
Në nivel shtetëror ekziston Komisioni për Ndarjen e Fondeve Buxhetore Rezervë, që si organ i përhershëm qeveritar, në bazë të kërkesave të paraqitura dhe dokumentacionit përkatës vendos në mënyrë të pavarur për ndarjen e parave për individët, disa organizatave, kompanive dhe shoqatave. Qëllimet për të cilat mund të përdoren këto fonde janë: ndihma për shërim, arsimim, përmirësimin e situatës financiare, por edhe për “qëllime tjera në përputhje me ligjin”.
Shuma totale e fondeve të shpenzuara në linjën e “rezervave të buxhetit aktual” për katër vitet e fundit, e kalon shumën e 62 milion euro. Megjithatë, nuk dihet se për kënd dhe ku kanë shkuar ato para, si dhe sa është shuma e totalit të rezervave të buxhetit aktual të shpenzuara nga vendimet e Komisionit. Instituti Alternativa është ankuarnë vendimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisëme të cilin i gjithë dokumentacioni mbi punën e këtij Komisioni është shpallur sekret, por Agjencia për më shumë se një vit nuk iu është përgjigjur ankesës së tyre.
Demokracia e Re Serbe në janar ka paraqitur dokumentacionin që tregon se Ministria e Arsimit e kryesuar nga SllavolubStijepoviq, në vitin 2014 ka dhënë ndihma që fillojnë nga 300 deri 1000 euro për individë nga qeveria, me arsyetimin se kjo ishte ndihmë për shkak të situatës së vështirë financiare. Kështu ndihmë financiare mes të tjerëve ka marrë ish-shefi i ekonomisë së Bankës Qendrore NikolaFabris, i cili tha se paratë janë marrë për botimin e librave dhe jo si një ndihmë sociale.
Ky artikull është hartuar me ndihmën e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Shërbim dhe meritë”, të cilin e realizon Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri, Qendra për Gazetari Hulumtuese. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.