Çka i thanë Gjeka dhe Zenka PDS-së: PARTNER JEMI, KA AKOMA PUNË

Kongres DPS, Kongresi i PDSNë Kongresin e 7 të Partisë demokratike të socialistëve (PDS) fjalime të rastit kishin drejtuesit e disa partive shqiptare.

Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka tha se PDS-ja arriti të krijojë partneritet me partitë e pakicave, duke përmendur se kryetari i PDS-së dhe kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka kontribuar në krijimin e shtetit multietnik.

Ai shtoi se Shqiptarët do të vazhdojnë të jenë partner, sidomos në realizimin e integrimeve euroatlantike.

Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka uroi që PDS-ja të dal nga ky Kongres më e fortë dhe më e mençur. “Pakicat kanë ditur të vlerësojnë çdo gjë që PDS-ja ka bërë për ta. Kanë mbetur edhe shumë punë të papërfunduara të cilat duhet ti përfundojmë së bashku”, tha ai.

Deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj, i cili edhe në emër të Forcës e përshëndeti Kongresin, tha se partitë shqiptare edhe këtë herë ia shtrinë dorën e bashkëpunimit partive të koalicionit në krye të së cilit është PDS-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…