Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Çmimet e librave për shkollën fillore dhe të mesme: NGA ENTI POHOJNË SE JANË TË NJËJTA SI VITIN QË KALOI

Libraria, Knjizara, Libra, KnjigaÇmimi i kompletit për klasën e I të shkollës fillore në gjuhën shqipe është 50,70 euro, për klasën e II 58,40, për klasën e III 55,30, ndërsa për klasën e IV 66,90, njoftohet nga Enti për Libra Shkollor dhe Mjete Mësimore.

Siç theksohet, çmimi i kompletit në gjuhën shqipe për klasën e V është 74,30 euro, për klasën e VI 74,40 euro, për klasën e VII 103,60, ndërsa për klasën e VIII 100,30, ndërsa për klasën e IX 94,30 euro.

Çmimi i kompletit për shkollën e mesme në gjuhën shqipe për vitin e I është 116,20, për vitin e II 101,50, për vitin e III 97,20, ndërsa për vitin e IV 62,60.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top