Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

Çmimi i legalizimit të objekteve: VENDIMI NË MBLEDHJEN E PARË TË KUVENDIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKuvendi i Komunës së Ulqinit në mbledhjen e parë të ardhshme duhet të miratojë vendimin për vlerën e kompensimit për komunali për objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, mëson Portali Ul-info.

Për këtë vendim u fitua pëlqimi i Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, ndërsa sipas Ligjit për planifikimin e hapësirës dhe ndërtim të objekteve ky ishte një nga obligimet e para të cilët administrata lokale duhet të plotësojë.

Përndryshe, komunalitë më të shtrenjta në Bregdet i propozoi Komuna e Budvës, ku çmimet janë prej 90 deri në 290 euro për metër katror në varësi të zonës dhe sipërfaqes së objektit. Në komunë të Tivatit u përcaktua çmimi prej në 60 deri në 210 euro, në Kotorr prej në 60 deri në 200, ndërsa në Tivar prej në 42 deri në 126 euro.

Nga të gjithë qytetet bregdetare, çmimin më të ulët të komunalive e ka Herceg Novi – nga 30 deri në 120 euro.

One comment

  1. Cilat komunalie i ofrohen pronareve ne fashtrat, si psh, ne Shtoj? Asnje, Zero!!!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top