Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

Cungu: AKTIVITETET E SHUMTA KULTURORE DHE ARGËTUESE NË ULQIN

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka shprehur kënaqësinë me suksesin e festivalit treditor “Marubi End Season Fest”, qëllimi i të cilit, siç tha, është që sezoni në rivierë të Ulqinit të zgjas më shumë.

“Vitet e kaluara kishim ankesat e turistëve për jetë të dobët kulturore dhe argëtuese. Për këtë që pa filluar vera kemi organizuar manifestimin “Të gjithë për turizëm”, ndërsa gjatë sezonit kryesor kishim aktivitete të shumta në këtë fushë”, tha ai për “Vijesti”.

Cungu shtoi që me manifestimin e fundit simbolikisht është shënuar fundi i sezonit. “Besoj që e kemi përmirësuar shumë përshtypjen dhe në mënyrë cilësore e kemi pasuruar ofertën tonë”, vlerësoi ai.

One comment

  1. A menen ky kryetari jone qe tan na jena t’marr? ky njat menen se kshtu nuk flet njeriu kat.
    Po mar kryetar, a menen qi jetojm na nMars e qi nuk dijm qi tan cka ke organizu ne kultur e ke shkatrru: Festivali i fmive bahet me 5 kangtar, panairi i librit me 3 shtande, skena verore me ka 3,4 vet npublik, njaja te gjithe per turizem deshtim total, summer festi deshtim spektakolar!!!
    a je i marr pash din e iman???na len rahat aman

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top