Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Cungu: FORCA NË VEND TË PARË KA QYTETARËT

“Menjëherë mbas problemeve me funksionimin e Parlamentit komunal kam thënë që është më korrekte ndaj qytetarëve që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i Ulqinit dhe i Forcës së re demokratike Nazif Cungu.

Ai në intervistë për TV Teuta ka thënë që mbas kësaj i ka mbledhur të gjithë shefat e klubeve në Kuvend dhe ju ka prezantuar projektet dhe strategjinë të cilën e ka për zhvillim të komunës së Ulqinit. “Ekzistojnë indikacione që dikush i ka parë të gjitha këto aktivitete të cilat i kemi kryer në dy vitet e kaluara dhe është trembur shumë që FORCA do të vjel të gjitha këto fryte në të ardhmen. Por, Forca nuk ka qëllim vetëm veten, por në vend të parë ka qytetarët”, theksoi Cungu.

Sipas fjalëve të tija, vendimi për shpalljen e zgjedhjeve duhet të pruhet me marrëveshje, në radhë të parë në mes të partnerëve të koalicionit dhe pastaj me opozitën. “Nëse vlerësojmë që për të gjithë është më mirë të shkojmë në zgjedhje, pse jo. Besoj që shumë shpejtë do të dalim nga këto probleme, do të ulemi dhe të flasim, sepse nuk ka arsye që mos të biem dakord”, shtoi lideri i Forcës.

8 comments

  1. Administrator,

    Zgjedhjet e parakohshme nuk jane gjeja me e rendesishme nga intervista e mbremshme. Ka fole edhe per investime, arritje, plane per te ardhmen…

    • plani emergjent :)

      Si nuk jane gjaja ma e ransishme, prej zgjedhjeve varet a ka me fol ma kryetari jon per plane, programe, arritje, e prralla tjera. nese nuk isht ma kryetar per plane ka me fol dikush tjeter, apo e kam gabim?

  2. Mram ka zgjat emisjoni 1h e 30min. E ju vetem shkruni 4-5 rreshta???

    Më shum rendesi i jepni delfinave se emisjonit ku flitet per investimet dhe rrogat e puntorve????

  3. Nese ke ba pun te mira per 2 vjet, na difta pse ke frig me dal ne zgjedhje? nese ke punu mir, dil, e mavon shif cka pa te thot populli. e ja mshefesh!

  4. Per mu nuk ka rendesi kush, ka rendesi se cka!

    Per mu kane rendesi Investimet, planet, buxheti i komunes, sezoni turistik..

    Atyre qe i interesen se KUSH jan tuj na lodhe ne zgjedhje, kombinatorika politike, koaliciojone te gjera te ngushta etj etj. Se kan qellim vetem mu ul ne karrigen e pushtetit.

    Menoj se pikerisht kane frige kane keto perosona te flasijn per sukseset e Cungut sesa Cungu per zgjedhje te reja.

    • plani emergjent :)

      Nese per ty ska rensi Kush por ka rendesi Cka, atehere na kallza pak CKA ka ba pushteti aktual per dy vite t’plota? Cilat investime, sa isht buxheti, si ka qen sezoni turistik?
      Pergjigja isht e thjesht, KURGJA.
      e masi qi kryetari jon e din mir fart se KURGJA ka ba, ather ban kombinatorika politike, koalicione tgjana edhe tngushta, vetem per qellim me nej edhe pak n’karrig edhe asesi mas me dal n’zgjedhje tesh.
      Nese ka aq suksese sa mi pas frig dikush, tdalin n zgjedhje edhe populli e zgedh prep. populli suksese pa dan, tan na.

  5. Pse nuk i qitni komentet?

    Cenzyra ?!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top