Cungu: FORCA NË VEND TË PARË KA QYTETARËT

“Menjëherë mbas problemeve me funksionimin e Parlamentit komunal kam thënë që është më korrekte ndaj qytetarëve që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i Ulqinit dhe i Forcës së re demokratike Nazif Cungu.

Ai në intervistë për TV Teuta ka thënë që mbas kësaj i ka mbledhur të gjithë shefat e klubeve në Kuvend dhe ju ka prezantuar projektet dhe strategjinë të cilën e ka për zhvillim të komunës së Ulqinit. “Ekzistojnë indikacione që dikush i ka parë të gjitha këto aktivitete të cilat i kemi kryer në dy vitet e kaluara dhe është trembur shumë që FORCA do të vjel të gjitha këto fryte në të ardhmen. Por, Forca nuk ka qëllim vetëm veten, por në vend të parë ka qytetarët”, theksoi Cungu.

Sipas fjalëve të tija, vendimi për shpalljen e zgjedhjeve duhet të pruhet me marrëveshje, në radhë të parë në mes të partnerëve të koalicionit dhe pastaj me opozitën. “Nëse vlerësojmë që për të gjithë është më mirë të shkojmë në zgjedhje, pse jo. Besoj që shumë shpejtë do të dalim nga këto probleme, do të ulemi dhe të flasim, sepse nuk ka arsye që mos të biem dakord”, shtoi lideri i Forcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…