Cungu i përgjigjet nënkryetarit: RESULBEGOVIQ REAGOI KUR U SHKARKUA

Në akuzat të cilat të enjten i deklaroi nënkryetari i komunës dhe kryetari i PSD Selim Resulbegoviq të premten reagoi kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Reagimin e Cungut e japim në tërësi.

 

Ish nënkryetari Resulbegoviq reagoi vetëm pasi qe u shkarkua nga posti i tij.

Shkarkimi i nënkryetarit është rezultat i angazhimit të tij permanent i cili duke shfrytëzuar autoritetin e nënkryetarit të komunës keqpërdoroi funksionin e tij duke bërë kontakte dhe ndikime të paautorizuara,  për interesa të tija personale. Karakteri i këtyre veprimeve mund të ketë efekte negative në interesat e qytetarëve dhe investitorëve tanë, andaj veprimi im, ndër të tjera, është ndërmarrur për të parandaluar ndikime të tilla.

Detyrimi im si kryetar komune është për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe ligjshmërinë e administratës lokale.

Angazhimet  e paautorizuara që nxisin dyshime për aktivitete korruptive, do të çojë në shkarkim nga detyra të çdo zyrtari në pushtetin lokal.

Në ndërkohë, gjatë arsyetimit të këtij vendimi në Kuvend, do të kem rastin ti njoftoj më detajisht këshilltaret dhe opinionin publik lidhur me mënyrën e veprimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…