Sunday , October 22 2017
Lajmi i fundit

Cungu i përgjigjet nënkryetarit: RESULBEGOVIQ REAGOI KUR U SHKARKUA

Në akuzat të cilat të enjten i deklaroi nënkryetari i komunës dhe kryetari i PSD Selim Resulbegoviq të premten reagoi kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Reagimin e Cungut e japim në tërësi.

 

Ish nënkryetari Resulbegoviq reagoi vetëm pasi qe u shkarkua nga posti i tij.

Shkarkimi i nënkryetarit është rezultat i angazhimit të tij permanent i cili duke shfrytëzuar autoritetin e nënkryetarit të komunës keqpërdoroi funksionin e tij duke bërë kontakte dhe ndikime të paautorizuara,  për interesa të tija personale. Karakteri i këtyre veprimeve mund të ketë efekte negative në interesat e qytetarëve dhe investitorëve tanë, andaj veprimi im, ndër të tjera, është ndërmarrur për të parandaluar ndikime të tilla.

Detyrimi im si kryetar komune është për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe ligjshmërinë e administratës lokale.

Angazhimet  e paautorizuara që nxisin dyshime për aktivitete korruptive, do të çojë në shkarkim nga detyra të çdo zyrtari në pushtetin lokal.

Në ndërkohë, gjatë arsyetimit të këtij vendimi në Kuvend, do të kem rastin ti njoftoj më detajisht këshilltaret dhe opinionin publik lidhur me mënyrën e veprimit të tij.

31 comments

  1. Dmth qenka ne pyetje KORUPCIONI!!

    Hallal Cungut !
    Haram i qofte Selimit !

    • Bindi, ti je i vetmi qi ala verberisht i beson Cungut. Sa tradhetohesh mar mik. Me qen ne vend te Nazifit, kerkaj me te gjet edhe te punesoj vec me shkru komente, :)

  2. Urban,

    Une besoj ne ndershmeri dhe guxim.

    Keshtu qe besoj se ka ba shum mire qe ka laruar nje person te koruptuar si Selimi.

    Besoj edhe ne guxim sepse te bejsh dicka te tille duhet guxim sepse duhet te besh dicka qe nuk i pelqen atyre qe verberisht besojne ne DSPS dhe bejne amin ne korupsion, ne hajnina, ne mashtrime sikur ti Urban.

    • A e di, o njeri, se FORCA e jote eshte me DPS ne koalicion ne nivelin republikan, a po ban cdo gje te na sjell DPS-in edhe ne Ulqin ne pushtet. Vetem ta ruajne Nazifi vendin e kryetarit per 15 dite apo dy muaj, duke i shkelur te gjitha premtimet parazgjedhore!

    • @ Bindi
      Ose je njeri prej tyre, ose te ka “ik petlla”, e treta nuk ekziston.
      Spjegim ma t’gjate ska nevoj.

  3. forca, jeni tuj i hedh pluhun syve popullit, e ti bindi qenke i qorrumun, gjyna per ty, jeni ma tkqi se unioni, ata barem kan pas pak burrni, ju jeni hord grash tkqija

  4. Nuk e kuptoj hidhërimin e te gjithëve ketu.

    Cungu e ka shkarkua Selim Resulbegun per shkak te korrupsionit dhe është për çdo lavdërim. Eshte gjest te jet normal. Asnjeri nga Juve nuk e komenton faktin e korrupsionit, keqpërdorimeve por te gjithë ne Hor kundra Cungut.

    E me akuzoni mu qe ja mbaj anen! Po Ju kujt ja mbani anen pasi qe nuk flitni per shkaqet e shkarkimit.

  5. cfar korupcije mar mik, cungu le ti shkarkojn njerzt e vet per korupcije qe ku i ka para hundve, par tesh dalin tana nshehs, kadal kadal, keqperdorimin ma t madhin e kan ba t forces e ja len selimit qi me ja ul vleren e punes qi kan ba sdp, par kat ka, sdp i ka pas kadrat ma tfort se tjert, e din qyteti

    • Kane fillu me dal ne shesh.

      Selimi eshte shkarku per Korupsion, e kadal kadal edhe te tjeret. Nuk kishte ma me ardh keq edhe nese shkarkon deken edhe prej Forces nese eshte i koruptuar. Nuk ka dallim!

      Por pa shaf se pa ju dhimbet Selimi dhe nuk i mshifni emocjonet.

      Keq per ju…

    • I nderuari Bindi, raporti i Cungut ishte ne rend te dites te Kuvendit. Kur e shofi se ai nuk do ti kaloi, se ka mbet vet, se nuk do ta votoj as DPS, provoi mi hedh topin prej vehtes dhe te flas per “dushime ne korrupcion”?!
      Njekohesisht, u tregua se kete Raport e pershkroj nga kryetari i Tivtit!? Cfare turpit!
      Dita dites, Cungui bje mrren, dhe tregon se nuk eshte i denje ta udhheq kete komune. Shansin e pati, nuk e perdori per te mir te qytetareve. Tani duhet te largohet sa ma pare e me mire, se vetem turperon edhe vehten edhe Ulqinin! Tung!

      • Per ate qe nuk e votojne nuk do te thote se eshte i keq. Fjala eshte per dicka tjeter.

        Cungut ja kane dhane besimin per te udhehequr votuesit e jo partneret e koalicionit. Keshtu qe (mos)votimi i raportit eshte gjest politik i partnereve te deshperuar.

        Nuk e kuptoj se pse jeni ne mbrojtje te dikujte qe eshte i larguar per Korupsion!!

        • Sa pak mbani mend, Cungu eshte votuar ne Kuvend! Tani ma nuk e ka perkrahjen asenjerit nga partneret e koalicionit, ka mbet VET,dhe ban cmos qe ta gjej mbeshtetje te DPS. Dhe me akuza provon te njellos ato te cilet e sjellen ne ate poste.
          Ai duhet te largohet, nje sahat e ma pare, nese nuk mendon qe ta humb deri ne fund dinjitetin e vet dhe te FORCES.
          Ky pushtet, ne krye me Cungun, eshte mashtrimi me i madh ne historine e Ulqinit dhe keshtu do te gjykohet perfundimisht! Cfare marrjeje!
          Mos mbroni cka nuk eshte per te mbrojtur.

          • Kend mbroni Ju ?

          • Opa,ku erdhem? E mbrojme te drejten dhe Ulqinin tone nga keta individ te paskrupullte te cilet na sjellen komunen ne falimentim! Ato duhet te largohen se u treguan totalisht te paafte te na udheheqin! Mendojne vetem ne interesat private!
            Dhe keto i mbron ti? Pse? Vetem nese je i verbruar ose ke interes materjal! E treta nuk egziston!

        • I nderuari Bindi,

          Cungun nuk e zgjodhen qytetaret! Asnjehere. E zgjodhen dhe i dhane mundesi te tregohet si kryetar pikerisht keto partner te koalicionit te cileve sot po ja “permbys kupen”, mbasi qe ato me shume te drejt nuk pranuan tja votojne raportin “Kankarashian”.
          Ta kujtoj qe zgjedhjes se Cungut i parapriu edhe fenomeni me masiv i korrupcionit politik, ku 5 keshilltare brenda nates largohen prej UDSH-se dhe i japin perkrahje Cungut te behet kryetar!
          Tani nga ky kendveshtrim them qe mire kan ba. Sepse, per ta kuptuar kush eshte Cungu ne te vertet eshte dashur ta ulim ne karrigen e kryetarit. Atij pushteti ia tregoj ftyren e vertet, ndersa ty ai pushtet po te shenderron(ndryshon) si njeri.
          Sepse, kisha konsiderat per ty kur i lexoja komentet tuaja ne portalin e *Vijestit*. Kjo qe po shkruan ketu tregon qe me kalimin e kohes, per njefare arsye, po e humb maturine qe kishe. Po shkruan “me te mujtun”..

          P.S. Nese dikush eshte i korruptuar, nuk shkarkohet nga puna, por ndiqet penalisht, sepse ka shkel ligjin.
          Leni ata pralla, ti edhe Cungu.

          • Perpose te tjerave Cungu u zgjodh kryetar sepse eshte kryetar i partise qe vet ka marre nje te treten e votave. Me vota te pasterta pa manipulime zgjedhore. Dhe natyrisht i ka takuar.

            E ata individet qe brenda nate kalojne nga nje ane ne ane tjeter jane nder me te koruptuarit qe ka pas Ulqini. E deshmoj Gjeka ne NKP, dhe e deshmoj ne zgjedhje parlamentare qe mshehurazi kaloj me DPS, pa i tregu anamalosve dhe i MASHTROJ.

            Tere kohen ne kete forum jeni duke mbrojtur te koruptuarit dhe i them me emer. Selimin me manipulime ne Drakiqin dhe perpunuesit e planeve, Gjeken me manipulime ne NKP, Kapllan Mucen me korupsion ne ndertime pa leje…

            Asnjehere kerkush nuk ka dhan ndonje akuze konkrete per Cungun pervec qe e permendni Raportin qe e perseris (mos)votimi eshte gjest politik i atyre qe ndrojne qendrimet per qellime personale sic e keni thane ju “brenda nates”.

  6. cfar korupcije mar daj, ske cme than e flet palidhje, selimi isht milioner ska nevoj per aci punsh, par shikoni kta tujt qi kan ardh aty mu mush, disa krytula e qi i ka prpadat biznisi..ska rrena ma mik, populli s rrehet ma, e dojn me nrru pllanet neper shtaj e ku i kajn tokat e veta, e cka me ba, futja tjerve, nuk ecen ma mik, kajn ra mren

  7. shume kallej dicka akuzoni per korupcion, e ken, ta qi ju kan mundsu mu ul nkarrig qi e keni pas anerr. Bindi qenke nqaf t hoxhes nuk dinke cka flitet per ju per korupcije, a del ti n pazar, par kta jan ala tuj ju rujt, se si duket qenken ma njerz se ju. Ju pasket qen vec me padit, padit fatmirin, gzimin, metin, gjeken, tesh selimin, e vet cka bani? ma tkqi se ta jeni, marre. A bela ju kushtzen dps me ba kci punsh. …ju jeni mashtrus t thjesht tpopullit

  8. @ Bindi

    Meqe Gjeka dhe Selimi sipas teje jane te korruptuar, pse beri Nazifi koalicion me ato ne rradhe te pare?! Ti tani mund te me thuash se nuk e ka ditur atehere. Mire, po tani qe e di, pse vazhdon te mbaj pushtetin me njerez te korruptuar? Nese nuk i di pergjigjet lirisht me pyet se ti tregoj une.

    Jo me kot tek komenti i pare te thash leri prrallat e planeve. Kryetari i komunes nenshkruan te gjitha aktet e rendesishme, dmth edhe planet. Pra, nuk i nenshkruan Selimi me Drakiqin planet e Ulqinit, por Nazifi. Nese aty kishte korrupsion sic mendon ti, atehere Nazifi eshte fajtor kryesor dhe ai ndiqet penalisht. Shume e thjesht. Ta kesh edhe pak me te qart, falimentimin(stecaj) ne komune nuk e nenshkruajti as Selimi as Fatmiri, por Nazifi!

    Nuk e kuptoj si mendon ti qe partneret e koalicionit te votojne raportin e Tivatit ne kuvendin e Ulqinit!? A te duket pak e palogjikshme? Meq po e akuzon Fatmirin qe i ka tradhetu Anamalesit, me trego, ty si votues te Forces, a te tregoj Nazifi qe menjehere pas zgjedhjeve parlamentare do te bej koalicion me DPS-in?!

    Kryetar behesh me gjysmen e votave (+1), jo me nje te treten! Prandaj nuk e ndaj mendimin tend qe i ka takuar, jo ne ate forme. Sidoqoft, eshte bere kryetar, eshte treguar shume i dobet, e ka humbur perkrahjen e te gjithve dhe duhet te iki.

    U mundova te jap pergjigje ne paqartesit qe i ke. Nuk dua te jap mend, thjesht me dukesh shume i ri, je dhene shume mbas nje kauze te gabuar dhe do te zhgenjehesh, heret ose von.

    P.S. Cka ka bere Nazifi do te flas koha e ndoshta dhe organet kompetente. Skemi pse merremi une e ti me ate pune.

    • Prep asnji fjale per te Koruptuarit. Vetem e vetem duke mbrojt Selimin dh Gjeken.
      Pa mi vjen pak era ketu…

      • Mbaj mend që një nga premtimet e zotit Cungu, (pare se te behet kryetar i Ulqinit), ishte transparenca e munguar që do i ofrohej publikut. Më vjen keq por nëse do të pysni , për shembull, per viziten e kryetarit këtu ne New York, ose per gjithë procesin e privatizimit të Shasit, qysh nga zanafilla e tij , çfarë mund të mësoni?.Asgje!

        Ketu, me sa duket, ka konflik ndërmjet detyrës publike dhe interesave
        privatë të Z. Cungu , të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

        Njerëzit duhet të jenë të informuar dhe ta dinë sesi keqpërdoret vota e tyre pavarësisht se kush krah politik e bën këtë gjë dhe radhës tjetër ,kur t’ju kërkohet vota, të kenë guximin dhe informacionin e duhur për të votuar ne mënyrën e duhur.

        • Me vjen keq te Ju them por problemi eshte tek ajo qe jeni te painformuar.

          Ne sajtin e Komunes se Ulqinit keni cdo veprim te kryetarit ne dallim te kryetarit te meparshem qe nuk pati fare nje faqe zyrtare. Ne sajtin e komunes mund te gjeni edhe formen per te derguar pyetje qofte zyrtare qofte direkte, qofte ne baze te ligjit per qasje te lire te informatave.

          Privatizimi i Shasit ?! Nese e keni fjalen per privatizimin e Motelit te Shasit ajo eshte privatuizuar shum me pare dhe Cungu nuk ka te beje gje me ate.

          Nese e keni fjalen per investime private ajo eshte me se e mireseardhur duke percjellur logjikene shendoshte te nje banori qe ja don te miren ketij vendi.

  9. I binduri: Kur informatat vijnë nga nje burim me interesa private (Cungu&co.) dhe dëshira për të mbajtur pushtetin (Forca) dhe nga frika e humbjes, dhe e kaluara, sigurisht që ato nuk mund të jenë objektive dhe ne interesin e “vendit”. Mjaft më me pseudo-kauza dhe pseudo-politikanë që bëjnë sikur përfaqsojnë interest e “vendit”, por në fakt përfaqësojnë vetëm interesa private meskine. Mjaft më me marifete , plagiate, manipulime dhe falsifikime ordinerësh në çështjet që përfaqësojnë interesat e “vendit”.

    • Prep Ju ..

      Kurgja konkrete por vetem akuza boshe..

      Me jepni dicka konkret dhe te debatojme. Ju hidhni vlersime pa vaze dhe KURGJA KONKRET. BOSH FARE..

      Hidhni akuza per Cungun ne ajr e nuk flitni per Kryetarin e kaluar qe e ka hedh Ulqinin ne borxhe, dhe me e rendesishmja I DENUAR PER KORUPSION bashke me NASER KELMENDIN naskobosin e BValkanit i cili eshte ne BURG dhe nuk flitni asnje fjale a thu se Cungu ju ka tan fajet..

      Qitni fakte dhe leni prallat. !!

      • O bo, bo ,Bindi!! Na bere detin KOS! Keto qe ti po permend jane kape dhe jane ne burg te merituar. Nga ana tjeter une po merem me nje çështje të mundshme dhe ma të thjeshte , me ato qe po ikin dhe po i shmangen pergjesise dhe transparences institucionale qe i takon sipas pozites qe kane.

        Me sa duket , ndoshta jam i painformuar, por ne portalin e Komunes se Ulqinin nuk ka informate per viziten e Z. Cungu ne New York vitin e kaluar . Me qe ti je i informuar , po pate mundesi, na dergo linkun. Besoje qe bashkebisedusit nga Ul-Info do jene mirenjohese per arsyetimin e vertete te vizites ne New York. Kjo eshte nje nga drejtat ligjore qe i takojne votueseve dhe nje ga premtimet e Z. Cungu per transparence publike.

        • Na informa ti pasi qe paske informata!
          Se pa me duket se pikerisht ti po mshef informata per at vizit ne NewYork

          • Bindi, është secret! Megjithatë, disa dyshime mbi sekretin, edhe para se sekreti të dalë, mund të bëhen. Tani, del ne teme dhe meru me transparencen.

  10. Alban Kurti,

    Transparenca dhe sekreti nuk shkojne bashke!
    Keshtu qe ti po hedh akuza a per dicka “sekrete” qe me ban te mendoj qe eshte inekzistente.

    Pra edhe njehere vertetohet qe akuzat tuaja jane vetem MJEGULL !

    • Nuk ka kuptim të vazhdojme këtë korespondencë
      qore me gjate. Për mendimin tim e mbylle ciklin :

      Cungu: “Angazhimet e paautorizuara që nxisin dyshime për aktivitete korruptive, do të çojë në shkarkim nga detyra të çdo zyrtari në pushtetin lokal.”

      Bindi: “ Dmth qenka ne pyetje KORUPCIONI!!
      Hallal Cungut !
      Haram i qofte Selimit ! “

      Pra, kjo çështje (Selimi) është sqaruar.

      Tani të presim se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe të shofim të cilat obligime Z. Cungu nuk i plotesoje dhe të cilat nuk janë bërë transparente as për Kuvendit dhe as për publikun e Ulqinit.

      Ndërkohë , po ta kujtoje thënien e Helvétiusit :

      “E vërteta është një pishtar që shkëlqen nëpër mjegull pa shpërndarë atë.”

      So long!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top