Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Cungu kërkoi nga të gjithë sekretarët: TË ZVOGËLOHET NUMRI I PUNËTORËVE PËR ÇEREK

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka kërkuar nga të gjithë sekretariatet dhe shërbimet në administratën lokale që të zvogëlojnë numrin e të punësuarve për të paktën 25 për qind.

“Siç jeni të njoftuar, Komuna e Ulqinit po ballafaqohet me problemet e mëdha financiare të cilët kërcënojnë që në tërësi të venë në pikëpyetje funksionimin e saj. Tash një kohë të gjatë nuk janë paguar tatimet dhe kontributet në paga të të punësuarve që mund të shkaktojë bllokadë afatgjate të xhiro-llogarisë nga ana e Drejtorisë tatimore, e me këtë edhe paralizimin total të funksionimit të shërbimeve”, thuhet në shkresën e Cungut.

Shtohet që me “masat e deritashme të kursimit erdhi deri arriten përmirësimet e caktuar, mirëpo ato nuk ishin të mjaftueshme për stabilizimin e situatës, e cila nuk është e mundur për shkak të numrit të të punësuarve dhe shpenzimeve mbi këtë bazë”.

Cungu prandaj kërkoi që të bëhen draftet e reja të akteve për sistematizim të vendeve të punës. “Zvogëlimi duhet të jetë të paktën 25% nga numri mmental i të punësuarve”, theksohet në këtë akt.

 

3 comments

  1. sa e embel qe esht ajo fotele, ju votat i kerkuat dhe i mashtruat popullin me punesime te ndryshem kurse sot ju po doni ti perjashtoni, cfar loje po beni ju me bashkqytetarin e vet ? turp ju qoft, kyt gje esht desht me koh qe te rregullohet e jo tash, me e marr popullin ne qafe, epo mbasi qe po doni qe ju ta minimizoni vendet e punes ne komune dhe vendet te tjera te ndermarrjeve komunale ateher rregulloni njeherazit parkimin e automjeteve neper trotuare me pages dhe ndonje vend parkim i madh me kat (sprat) ne menyr qe qytetari te ket vendin e punes e jo ti lini pa gje.

  2. Pak janë një çerek, gjysen e atyne parazita që “punojnë” në Evropë e Ponte duhet mi nis në shtëpi.

  3. Komuna me ket pushtet nuk funksionen. Ky pushtet e ka lan komunen e Ulqinit mrapa, qytetart jan ba si kafsh e eger ne zoo pa trener. Tan isht mrapsht, komuna ska pare me ba dicka si duhet edhe pse me mijra e mijra euro jan pergjith dit neper rrug cilat munen mu mledh vec me denime atyne si i lajn makinat t parkume keq, atyne si kan qit terasat n rrug e trotoar, atyne me shtande e kallamaq midis rruge, atyne si na vrasin veshin me zhurm t muzikes…….
    Tana kta jan euro, si vec presin me u mledh, par, mese mlidhen, populli ankohet, vota i shken dikuj tjeter edhe kta meten pa fotel!!!! Ahhhh kja fotela
    Ky pushtet isht ma i keqi n histori t Ulqinit! Ky pushtet e ka shkatrru si kerkush ma par, prej ekonomis e deri ke harmonija. Populli Ulqinit jan ba si kafsh e eger, dojn me hanger njini tjetrin, vec per nji turist ose per nji od me turista. Marre. Ky pushtet i Forces e ka ba punen ma t madhe per DPS, mi shkatrru Ulqinin me dor t vet. Haram buka i qoft

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top