Friday , December 13 2019
Lajmi i fundit

CUNGU: KONFERENCA PËR SHTYP

Fjala integrale hyrse të kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu në konferencën për shtyp të premtën, 28. qershor 2013.

Jemi në prag të sezonit turistike dhe dua t’ju informoj lidhur me disa aktivitete e ndërmarra nga komuna e Ulqinit për mbarvajtjen e këtij sezoni  si dhe me disa aktivitete të tjera të rendësishme për komunën tonë.

Gjatë këtij viti komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit kanë ndërmarr aktivitete te nevojshme për prezantimin e qytetit si destinacion turistik. Kështu kemi marrë pjesë në panairet të ndryshme turistike mbrenda dhe jasht vendit ku vlen të theksohet ai i Berlinit, Budapestit, Pragës, Prishtinës, Beogradit, Sarajevës e të tjerë.

Gjatë ditëve të fundit në komunën tonë janë pergadit 5 qendra informative të cilat do të sherbejnë për të informur musafirët duke iu ofruar atyre edhe materiale promovuese falas. Poashtu keto qendra do tju sherbejnë qytetarve tanë për të bërë pagesen e takses së banimit që deri tani është bërë në agjensionet turistike. Ne diten e sotme ne Ulqin jane te regjistruar reth 5.000 turist qe do te thot 10% me shume se vitin e kaluar,ne te njajten periudhe.

Sa i përket rregullimit të komunikacionit për këtë sezonë turistike ka përmirsime të dukshme krahasuar me vitin e kaluar. Siç e dini, gjatë muajit maj është lëshuar për qarkullim ura mbi Port Milenë,një investim shumë i rendësishem për qytetin tonë e cila zgjedh problemin e qarkullimit në Plazhin e Madh dhe shmangë radhët e gjata të cilat janë krijuar gjatë sezoneve të mëhershme turistik. (unaza,expropriimi i rruges Murateve,vazhdimi i rruges)

Në fazen përfundimtare është edhe rikonstruktimi i fazës së dytë të rrugës Sukubinë-Ulqin nga  Katërkolla deri Kryrthë. Kjo rrugë  është një nga rrugët më të frekuentuara nga musafirët që vizitojnë qytetin tonë dhe me ndërtimin e saj do tju mundësoj atyre standart dhe siguri më të madhe në qarkullim.

Poashtu ka përfunduar vendosja e sinjalizimit rrugorë horizontal dhe gjatë ditëve të fundit është duke përfunduar vendosja e sinjalizimit vertikal në tërë teritorin e komunës sonë. Punimet për vendosjen e këtyre sinjalizimeve kapin vleren prej rreth 50.000euro dhe do të ndikoj dukshem në rregullimin e komunikacionit në qytet.

Një çeshtje shumë me rendësi mbetet edhe kalimi kufitar Sukubinë – Muriqan ku përshkak të fluksit të madhë të kalimtarëve  gjatë sezonit turistik krijohen rradhë të gjata.  Ne si pushtet vendorë kemi marr iniciativa për të diskutuar me subjektet relevante për mundësinë e përshpejtimit të këtyre kalimeve kufitare. Poashtu me këto subjekte kemi diskutuar edhe lidhur me ndërmarrjen e një iniciative të përbashkët në mes të dy shteteve për zgjërimin e kapaciteteve kalimtare si dhe shëndrrimin e kësaj pike kalimtare në pikë doganore për qarkullimin e lirë të madhrave.

Dua te ju njoftoj poasht se Komuna e Ulqinit ka punuar edhe në regullimin e infrastrukturës së trotuarve, ndriçimit publik, vend parkime e kështu me rradhë.

Në qytet janë ndërtuar mbi 2000metra trotuar, kryesisht në Plazhin e Madh, për rreth objektit të  Ndërmarrjes Komunale Publike dhe Ujësjellësit, pranë hyrjes së stacionit të autobusave si dhe në zona tjera të qytetit. Poashtu kanë përfunduar punimet në ndërtimin e trotuarve  në të dy anët e rrugës në qendër të Katerkollës.

Deri në fund të këtij muaji përfundojnë punimet në vendosjen e ndriçimitpubliknërrugenMujoUlqinaku,  pranëstacionittëautobusave,  në rrugën nga ura e Port Milenës deri tek kryqëzimi i rrugës që të çon për në Shtoj, në lagjen Gjerana e kështu me rradhë.

Me  kompanine Spinel ngaKotoriashtenënshkrua kontrata per ndriçimin publik prej Feriallnit deri te Qendra e Shtojit. Vlera e këtij investimi ashte reth 200.000 EUR. Vazhdon projektimi per ndricim deri te Buna.

Poashtu është duke u punur në rregullimin e vendparkingut pas objektit të komunës së Ulqinit me kapacitet prej 61 dhe ky investimi kap vleren prej 83.000euro.

Dua të theksuar se Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja Komunale Publike i ka marrë të gjitha masat për të siguar pastertinë e nevojshme për qytetarët dhe musafiret që vizitonë qytetin tonë. Me këtë rast dua tu drejtohem të gjithë qytetarëve tanë që të respektojnë vendin dhe orarin e gjuajtjes së mbeturinave dhe në këtë mënyre të kontribojmë të gjithë për një qytet të paster.

Sa i përket furnizimit me ujë të pijshem, sasit e ujit jane te mjaftueshme,por friksohem se per shkak te gjendjes se vesshtir finasiare mund te kemi probleme ne furnizim. Une e kam refuzua kerkesen e ndërmarrjes komunale per rritjen e çmimit te ujit per arsye se duhet te merren masa te rrepta ne ndaljen e humbjeve te ujit,vjedhnis dhe racionalizimit te punëtoreve.

Per shkak te gjendjes se veshtir finasiare ne ndërmarrjen Komunale – ujesjelles dhe kanalizim,mund te vij deri te problemet ne furnizim me uje per shka

Nga data 1 korrik  hynë në fuqi urdhëri për ndalimin e ndezjeve të zjarreve dhe bashkë me masat tjera parandaluese të cilat i ka ndërmarrë Shërbimi i Mbrojtjes së komunës së Ulqinit do të ndikojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.

Poashtu duhet theksoj që në komunën tonë çdo javë mbahet takimi i rregullt i grupit kordinues i përbërë nga përfaqësues të komunes se Ulqinit, ndërmarrjeve publike të Ulqinit, policisë së Ulqinit, përfaqësuesve të inspeksioneve republikan si dhe subjekteve të tjera relevante  të cilët merren me përcjelljen e  mbarvajtjes së këtij sezoni turistik.

Sa i perket ecurisë së punës në hartimin e planeve urbanistike, dua tju informoj që janë duke u punuar 22 plane urbanistike me të cilat do të mbulohet i gjithë territori i komunës së Ulqinit. Në këtë drejtim jemi duke punuar me një transparencë të plotë ku përmes formave të ndryshme në këtë proces drejtpërdrejt janë përfshirë edhe qytetarët tanë me mbi 400 sygjerime.

Në ndërkohë është përpunuar dokumentacioni teknik për rregullimin e lokacionit tek Hollegroja, punimet do te nisin pas sezonit turistik. Vlera e punimeve është 85 000eur.

Është përfunduar dokumentacioni teknik për rekonstruimin e Mendreqes. Punimet do të fillojn pas sezonit turistik.

Është hapur tenderi për shitjen tokes  në Pinjesh.

Pritet që këto ditë do të dal në shqyrtim publik skica e projektit urbanistik për hotelin Mediteran si dhe pas 27 viteve është përgatitur detyra projektuese për hartimin e planit urbanistike për qendren e Katërkollës.

Në vijim është përpunimi i dokumentacionit për ndarjen e ujrave të zeza nga ujrat atmosferike  për katër zona Kodra. Mali i Bardh, Totoshi dhe Bratica. Projektin e realizon Ministria turizmit nga mjetet e Bankës evropiane për investim.

Janë dhënë 50 kushte urbanistike që është 40% më tepër se në të njejten periullë të vitit të kaluar.

Janë dhënë 4 leje ndërtimore dhe në përgatitje janë edhe 10 tjera.

Dhënia e këtyre leje është rezultat i punës intenzive në miratimin e planeve urbanistike gjatë vitit të kaluar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top