Cungu: NE LARGUAM NGA PUNA 32 PUNËTORË TË KOMUNËS

cungu-optuzio-bivsu-vlast-ucjene-korupciju-bezakonje-slika-102398Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu hodhi poshtë si të pabazuara akuzat e Asociacionit rinor të PSP-së që drejtuesit e administratës lokale kanë keqpërdorur kompetencat zyrtare gjatë punësimit.

“Këto akuza janë vetëm mbledhje e poenëve politik para zgjedhjeve lokale. Ne nuk punësuam me lidhje por madje larguam 32 punëtorë nga komuna. Në komunë ishin të punësuar 232 punëtorë, ndërsa tani janë 200”, tha Cungu për “Dnevne novine”.

Asociacioni rinor i PSP-së ka vlerësuar që premtimet e administratës lokale që do të punësoj të rinjtë, ekspertët ishin vetëm hedhje e pluhurit në sytë e opinionit, si dhe që ato premtime i morri era.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…