Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

Cungu në press: KONSOLIDIMI I FINANCAVE

 

Nazif CunguKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu mbajti dje konference shtypi. Ja çka tha:

Kane kaluar disa jave nga takimi ynë ku prezantova masat që po ndjekim për  menaxhimin e financave e sot po bëjmë paraqitjen publike të rradhës ku qytetaret do te informojmë me hapa gjithëpërfshirëse në shlyerjen e  detyrimeve dhe borxheve të grumbulluara dhe me ndaljen e borxheve të reja.

Fillimisht dua tju njoftojë që janë disa obligime për të cilat nuk kemi dokumentacionin e duhur mendoj që këto do të jenë barrë e madhe për komunën një periudhë të gjatë.

Duke nënvizuar edhe njëhere që primare për ne mbetet konsolidimi i financave dhe ulja e borxhit  në vazhdim ju sjell disa të dhëna që kanë të bëjnë me hapat tona konkrete:

–         Ndaj Ujësjellit Rajonal janë marrë obligime të mëdha dhe është shumë e vështirë që do të mund ti shlyejmë gjatë këtij viti.

Faktikisht ujin të cilin e ka marrë NP Ujësjellës –Kanalizimi, dhe që ka pas obligim per tia paguar Ujësjellësit rajonal, atë obligim e ka marrë komuna dhe kështu kemi gjetur obligime në shumën prej 350.000 euro. Për Marrëveshjen në shumë prej 200.000 euro jemi njoftuar në takimim që kemi pasur me përfaqësuesit e Ujësjellësit rajonal. Nga ky borxh deri tani kemi paguar 53.000 euro.

–         Deri tani në total kemi paguar 4 rroga e gjysëm për të punësuarit në Komunë dhe 5 rroga për ndërmarrjet publike.

–         Punëtoreve të angazhuar me kontrata është shlyer një pjesë e obligimeve në shumë prej 85 mijë EUR. Në bazë të evidencave me kontratë kanë qenë të angazhuar rreth 140 persona. Tash janë të punësuar reth 55 persona me kontratë dhe për çdo dite numri i tyre zvoglohet.

–         Janë shlyer borxhetndaj partive politike për vitin 2013 dhe 2014 në shumë prej 59.000 EUR. Mbetën borxhi per vitin 2015 në shumë prej 50.000 EUR.

–         Me Elektroekonominë e Malit të Zi kemi lidhur kontratë për shlyerjen e borxhit i cili në total është 138.000 EUR në 35 këste. Deri tash Elektroekonomis i kemipaguar për borxhe rreth 143.000 EUR.

–         Kemi paguar një pjesë të obligimeve ndaj Postës së Malit të Zi me vlerë prej 5.000 EUR nga borxhi total prej 40.000 EUR. Reprogrami është përgatitur për 12 këste (rata).

–         Për shlyerjen e obligimeve ndaj kompanive për hartimin e planeve kemi ndarë 15.000 EUR.

–         Pagesat ndërmarrjeve publike 174.000 EUR.

–         Kompanisë Novi Volvox janë paguar 21.000 EUR për ndërtimin e banesave për familjet e barakave të Jadranit. Jemi ne negociata për pagesë të borxhit në disa rata.

–         Shoqatave joqeveritare, sportit dhe ndihma të tjera janë dhënë në masën mbi 42.000 EUR.

–         Kemi përgatitur kontratën me firmën ARTEK e cila po ndërton shkollën në Sukubinë për shlyerjen e obligimeve tona në masën 80 mijë në 18 këste.

–         Ndërmarrjes publike Komunale i kemi paguar para 2 ditësh 30.000 euro dha para një muaji 93.000 euro. Jemi në fazën përfundimtare për nënshkrimin e kontratës për cesion në mes të NP Komuanle, Deponisë Sanitare nga Tivarit dhe Komunës në shumë prej 210.000 EUR-o. Ky cesion bëhët në bazë të borxhit që Komuna i ka NP Komunale.

–         Një borxh i madh në shumën 397.000 EUR-o është ndaj ndërmarrjes Gragjakomerc. Të dhënat që disponon Komunanuk përputhen me ata të ndërmarrjes në fjalë.

–         Ndaj ndërmarrjes Putevi Bar kemi paguar borxhin në shumën 17.000 EUR dhe kemi një borxh të vjetër në shumën 147.000 EUR.

–         Të punësuarëve që kanë shkuar në penzion ngadal jemi duke ia paguar obligimet. Deri tani është paguar nga 2.000 EUR dhe vazhdojmë me pagesa të tjera.

–         Obligimet ndaj Ministrisë të parapara me Planin e sanimit i kryejmë në afatdhe deri tani i kemi paguar 11 këste.

–         Ka edhe borxhe tjera të cilat jemi duke i analizuar dhe kemi kontaktuar me ndërmarrjet dhe personat të cilëve i huazojmë me qëllim të arritjes së  marrëveshjes që mos të vijë deri tek blokadat e llogarisë.

Një vëmendje të veçantë jemi duke i kushtuar sigurimit të mjeteve për kompenzimin e punëtorëve të cilët janë paraqitur për lëshimin e vendit të punës në komunë dhe ndërmarrjet publike.

Obligimet:

  1. Ndërmarrja publike për ujësjellës 11 punëtorë, sot pritet të bëhet pagesa 120.000 euro.
  2. Komuna e Ulqinit 15 punëtorë, obligimet 170. 000 euro
  3. Ndërmarrja publike Veprimtaritë komunale 23 punëtorë 238.000 euro
  4. Qendra për Kulturë 5 punëtorë, 60 mijë euro
  5. Ndërmarrja për kultivimin e egërsirave 4 punëtorë, 40 mijë euro
  6. Radio Ulqini 1 punëtor 12 mijë euro

Total: 640 mijë euro

Pjesen më të madhe të këtyre mjeteve i kemi siguruar. Jemi duke përgatitur raportin për obligime të përgjithëshme dhe do të bëjmë planin e pagesave të tyre. Po ashtu jemi duke punuar në analizën e të ardhurave me qëllim të përmirësimit të tyre.

Edhe përkundrejtë të gjitha këtyre obligimeve mendojmë se jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë se situata do të vijë drejtë përmirësimit dhe konsolidimit të mëtutjeshjem të financave dhe këtë kur kemi parasyshë dhe  sezonin turistik.

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal janë aprovuar një sërë vendimesh nga të cilat do të veçoja Planin strategjik zhvillimor të Komunës së Ulqinit për periudhë 2016-2020, Planin detaj urbanistik për Liman dhe Kodra, Planin e rregullimit hapësinorë për vitet 2016, kompletimin e sërë parcelave.

Në seacën e radhës të KK e cilat pritet të mbahet gjatë këtij muaji në rend do të jenë poashtu disa dokumente të rëndësishme planimetrike.

Krahas këtyre përgatitjet për sezonin turistik janë në qendër të vëmendjes. Janë duke u realizuar meremetimet e asfaltime të rrugeve, jemi në kontakt me perfaqësuesit e bashkësive lokale 1 dhe 2,së shpejti do të takohemi edhe me bashkësitë tjera lokale.

–         Kemi marrë pjesë në panaire të turizmit të Prishtinës, Shkupit dhe tash në Llukavc. Parashikimet janë optimiste. Të këtij medimi janë dhe përfaqësuesit e agjencive turistike me të cilët kemi kontaktuar.

–         Jemi në fazën e formimit të Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik ku do të jenë të përfshirë të subjektet relevante.

–         Kemi pas takim me agjensit turistike me të cilat jemi duke u përgatitur për bashkëpunim në sistemin e ri të regjistrimit të turistëve

–         Aktivitete të shumta janë ndërmarrë në regullimin dhe zbukurimin e ambientit

Ulqinj, 11.05.2016

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top