Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Cungu: PËR PËRZGJEDHJEN E QYTETARËVE TË NDERIT DUHET RESPEKTUAR PROCEDURËN

Nazif CunguKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar se në këtë komunë është arritur pajtimi që në përzgjedhjen e qytetarëve të nderit duhet të respektohet procedura.

“Është aprovu një rregullore. Ajo duhet të shpallet në Fletën zyrtare që mos të ndodh që ta shpallim dike qytetar nderi e nesër të kemi probleme në lidhje me te, siç veç ka pas probleme me presidentët tjerë të cilët i kemi shpall më herët. Ne jemi dakordu që të shkojnë në procedura të rregullta. Unë shpresoj që do të mbërrijmë t’i përfundojmë”, tha ai.

Cungu propozoi për qytetar nderi të Ulqinit të shpallet kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani dhe ky propozim është në rend të ditës të seancës së Kuvendit komunal e cila është në vijim.

Por, nuk është njoftuar se a do të vazhdojë dhe kur. Dita e Ulqinit këtë vit është me 1 prill.

“Propozimi im ka shkuar drejt Kuvendit. Do të shohim. Është e këshilltarëve të vendosin për dikën a do të shpallet apo jo”, tha Cungu duke shtuar se “kur të vijë deri tek votimi në Kuvend, 100 për qind jam i bindur që do të aprovohet, vetëm sa të kalojnë procedurat ligjore”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top