Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Cungu për “rastin Shas”: SA MË PËRKET MUA, ÇDO GJË ËSHTË E PASTËR

Nazif CunguIsh kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu në deklaratë për “Dan” nuk deshi të komentoi faktin që në Prokurorinë speciale është formuar lënda për “rastin Shas”.

“Nuk kam koment. Sa i përket meje, çdo gjë është e pastër si loti dhe nuk ka asgjë kontestuese”, tha ai për atë gazetë.

Hetimi për “rastin Shas” filloi në fillim të vitit 2014. Prej atëherë, me kërkesë të prokurorisë, nga Komuna e Ulqinit disa herë është kërkuar dokumentacioni shtesë i cili ka të bëjë me procesin e miratimit dhe sjelljes së vendimeve dhe planeve urbanistike në këtë zonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top