Tuesday , January 23 2018
Lajmi i fundit

Cungu:  PO PUNOJMË NË ZVOGËLIMIN E SHPENZIMEVE PUBLIKE

Nazif CunguKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka thënë se pushteti lokal po punon me përkushtim në zvogëlimin e shpenzimeve publike duke tentuar që nga buxheti i qytetit të eliminohen shpenzimet e panevojshme por edhe keqpërdorimet e mjeteve. Një qind ditë mbasi që u zgjodh për njeriun e parë të qytetit, Cungu i premtoi qytetarëve transparencë në punë dhe vendosjen e sistemit të ri të menaxhimit të administratës lokale.

“Kur flasim për këtë, mendoj për zvogëlimin e shpenzimeve publike, parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve, këtu mendoj për ato që shpenzohen në udhëtime zyrtare por edhe në pika tjera të cilat vështirësojnë realizimin e buxhetit”, tha Cungu në konferencën e djeshme për shtyp, transmeton “Vijesti”. Duke rikujtuar punën e vetëqeverisjes lokale në periudhën që lamë pas, Cungu tha se në fokus është sezoni vijues turistik.

“Ftojmë qytetarët dhe përfaqësuesit e medieve që bashkë ta përcjellim sezonin turistik ashtu siç i ka hije qytetit tonë dhe të përpiqemi që të kemi rezultate sa më të mira sepse në vjeshtë na presin shumë punë”, tha Cungu.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top