Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Cungu: TEJKALOHEN VËSHTIRËSITË RRETH NDËRTIMIT TË AKVA PARKUT

Akva park, Hibrid 1Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua dje me investitorët turq, përfaqësuesit e kompanisë “Polin”, të cilët tash disa vite janë të interesuar që në komunën më jugore të ndërtojnë Akva parkun.

Cungu në takim ka thënë se Komuna është shumë e interesuar për investimet e këtij tipi, si dhe që do të tentojë të ndihmojë investitorët në procesin e realizimit të aktiviteteve të tyre.

“Me hapa të sigurt, mbasi që janë tejkaluar disa vështirësi edhe Ulqini do të fitojë Akva parkun e vet, i cili jo vetëm që do të plotësojë ofertën e qytetit, por do të shërbejë edhe si nxitës i bashkëpunimit të mirë në fusha tjera. Përveç të përmendurave, me hapjen e Akva parkut pritet edhe hapja e dhjetëra vende të reja pune”, tha Cungu, e raporton gazeta “Dan”.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Dhjetra vende pune!, po cka pe cele Pizzaria?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top