Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

CZIP dhe MSJA: KRIPORJA DHE ULQINI KANË NEVOJË PËR OFERTË MË KREATIVE

RadionicaKëtë fundjavë në hotelin “Pallati Venezia” në Ulqin u mbajt punëtoria “Parku i natyrës Kriporja e Ulqinit: Zgjidhjet e reja të qëndrueshme & shanset në turizëm – mbrojtja, bashkëpunimi dhe krativiteti”.

Këtë punëtori shumë interesante dhe kreative e kanë organizuar Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve (CZIP) dhe Shoqata Dr. Martin Schneider – Jacoby (MSJA).

“Duke pas parasysh pasurinë e biodiversitetit të parkut më të ri të natyrës në Mal të Zi, Kripores së Ulqinit, banorët të cilët jetojnë në afërsinë e tij kanë mundësi të krijojnë dhe zhvillojnë ofertë cilësore turistike. Jo vetëm që pritet rritja e grupeve të reja të vizitorëve, por edhe rritja e numrit të bujtjeve, zgjatja e sezonit turistik, dhe dobi e drejtpërdrejtë për komunitetin lokal, si dhe për vet mbrojtjen e kësaj hapësire”, thanë drejtoreshat ekzekutive të CZIP-it dhe MSJA Jovana Janjusheviq dhe Zenepa Lika.

Pjesëmarrësit e punëtorisë vizituan monumentet kulturore dhe natyrore të Ulqinit: Kalanë, Kriporen dhe Shasin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top