Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

CZIP: QEVERIA REFUZON TË KRYEJË DETYRIMET E VETA PËR KRIPORE

Kriporja, Solana 1Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka ftuar sot Ministrinë për zhvillimin të qëndrueshëm dhe turizmit të plotësojë premtimet e dhëna Komisionit evropian dhe komunitetit ndërkombëtar rreth Kripores.

Siç thuhet, ky resor akoma nuk ka dhënë pëlqimin ndaj kërkesës së Komunës së Ulqinit që kjo hapësirë të shpallet e mbrojtur.

“Po ashtu nuk janë të njohura arsyet për shkak të të cilave akoma nuk është dorëzuar kërkesa Sekretariarit Ramsar për regjistrimin e Kripores në listën e habitateve kënetore me rëndësi ndërkombëtare”, theksojnë nga CZIP dhe shtojnë se, për fat të keq, akoma nuk e shohin gatishmërinë e Qeverisë së Malit të Zi, përkundër iniciativave tona, të ambasadave të shumta dhe të Komisionit evropian, që ky habitat të shpallet i mbrojtur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top