Saturday , April 29 2017
Lajmi i fundit

D.Iliq (1899): ZOTI I BËRI TË GJITHA, ULQINI ËSHTË I BUKUR DHE MAGJIK, POR…

Arkiv, Arhiva, Ulqini 1901Dragutin J. Iliq (1858-1926) ishte shkrimtar, dramaturg, gazetar dhe politikan serb.

Në fund të vitit 1899 ai ishte në Ulqin dhe shkruante se ky vend pa zhvillim ekonomik është “vetëm cep magjik i tokës, parajsë e lënë pas dore, dhe në kuptimin e plotë parajsë!”

“Nuk ka dyshim: Ulqini është i bukur, Ulqini mund të jetë edhe magjik, por natyra sado e bukur qoftë, e ngop shpejt të kënaqurin estetik të shpirtit, nëse në te nuk gjendet pak akomodim të rehatshëm, e me te edhe pak ushqim shpirtëror, pa të cilin çdo gjë është kaq e shkretë. E këtu pikërisht këto dy gjëra mungojnë!”, shkroi Iliqi para saktësisht 117 vitesh dhe përfundoi: “Edhe pse më vjen keq të ndahem me këtë rrethinë të bukur, për të cilën Zoti ka bërë çdo gjë, e njerëzit asgjë, unë megjithatë duhet ta bëjë këtë gjë”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top