Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

D.Saveliq: ULLINJTË E ULQINIT I MBIJETUAN TË GJITHA, POR KËTË JO!

Ullishta, MaslinadaEkologu i famshëm dhe themeluesi i Qendrës së njohur për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve Darko Saveliq tha se kushdo që deshi të merrte me vete diçka të bukur nga Mali i Zi, diellin e tij, natyrën e tij, vaji nga Valdanosi ishte zgjidhja e parë.

“Kur mikprisja ndonjë të huaj, e çoja po në këtë vend, ku Fatmir Sadiku do ta shëtiste nëpër ullishtë dhe do t’i tregonte ndonjë histori për këtë pemë të shenjtë. Ai rrëfen aq mirë, sa që njerëzit duan të vdesin nga kënaqësia. Të shumtë janë ato që, kur grupi shpërndahet, fshehurazi qëndrojnë dhe e ledhatojnë, përqafojnë, disa edhe e puthin drurin 1893 vjeçar!”, shkroi ai në FB e tij dhe pastaj dërgoi mesazh paralajmërues: “Këto ullinj mbijetuan carët dhe mbretërit, Ilirët, sulmin e Mongolëve, Turqit, Venedikasit, Italianët dhe Gjermanët, miliona turistë. I mbijetuan të gjitha, por nuk do t’i mbijetojnë ato të cilët, në njërin nga gjiret më të bukura të Mesdheut, filluan të ndërtojnë shtëpitë e veta”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top