Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

Daboviq: 80 PËR QIND E OBJEKTEVE NË ULQIN JANË TË PALIGJSHËM

Aleksandar DabovicSekretari për urbanizëm dhe planifikim hapësinor në komunë të Ulqinit Aleksander Daboviq  deklaroi se ndërtimi ilegal në këtë komunë ka marrë hov të madh dhe se mbi 80 për qind e objekteve janë të ndërtuara ilegalisht. Siç transmeton “Dan”, ai tha se situata është e tillë për shkak të mos sjelljes së Planeve detaje urbanistike dhe mosmiratimit të ligjit për legalizimin e objekteve ilegale.

“Preventivë për këtë problem është sjellja e PDU, sepse në atë mënyrë qytetarët do të dinin ku mund të ndërtojnë me leje. Ky është problem regjional i cili me vete bart edhe çështje sociale, dhe nuk është dukuri vetëm në Ulqin por në tërë regjionin”, tha Daboviq.

Kur bëhet fjalë për sjelljen e Planit hapësinor urbanistik për komunë, sekretari për urbanizëm tha se në fokus është zhvillimi i barabartë i tërë komunës.

“Tani jemi në procesin e fitimit të planit të zhvillimit të tërë komunës, në të cilin janë përcaktuar saktësisht zonat e zhvillimit të mëtejmë të qytetit. Zonat më perspektive janë Ada e Bunës, Plazhi i madh, zona e Krruçit dhe Valdanosit”, përfundoi Daboviq.

One comment

  1. Pa ca pritni pra- ose rrafshoni me tok ose ti bajn komuna me pagu taksat edhe ather ka mundsi me pagu puntort edhe me i nimu studentat

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top