Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Daboviq: GJITHÇKA HEDHIN NË “HIJE”, JEMI TË ZEMËRUAR

Hija 1Një nga pronarët e pronës në lokalitetin Mavrijan Gjergj Daboviqi ka thënë se në ish deponinë “Hija” këto ditë deponohen lloj-lloj mbeturinash, e jo vetëm ato inerte, siç shkruan në lejen të cilën e dha inspektorja ekologjike. “Shfrytëzojnë edhe bagerin, edhe pse e dijnë që nuk guxojnë ta bëjnë këtë gjë. Banorët vendas janë të zemëruar”, deklaroi ai për Portalin Ul-info.

Daboviq theksoi se për çdo gjë është lajmëruar inpektorija ekologjike Vesna Zarubica dhe inspektorja tjetër Vesna Vuçiniq, e cila të mërkurën do të qëndrojë në Ulqin.

“Ne me padëshirë e kemi bërë kompromisin dhe i kemi lejuar Komunës dhe Ndërmarrjes komunale që të deponojnë mbeturinat inerte edhe 40 ditë. Pas 19 korrikut kjo nuk do të ndodh më. E dijmë çfarë do të bëjmë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, tash 50 vite në Bashkësinë e tij lokale Krytha e Ulqinit deponohen mbeturinat. “Mjaft ishte!”, shtoi Daboviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top