Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Daboviq: OBJEKTET ILEGALE SHËRBEJNË KRYESISHT PËR QIRADHËNIE

Aleksandar DabovicSekretari për urbanizëm dhe planifikim hapësinor në Komunë të Ulqinit Aleksandar Daboviq ka thënë se në këtë komunë ka pak objekte të përkohshme që shërbejnë për banim, por më së shpeshti janë ndërtuar për veprimtari turistike.

“Interesimi për legalizim është i madh, njerëzit informohen për çdo ditë dhe mendoj që është e rëndësishme që të gjithë të dinë që në afatin prej nëntë mujash të kërkojnë legalizimin”, tha Daboviq.

Pronarët e objekteve ilegale e kanë 15 korrikun e vitit të ardhshëm afat përfundimtar për lajmërimin e legalizimit.

Në komunë të Ulqinit zyrtarisht ka pesë mijë objekte ilegale.

One comment

  1. Besoj se nje pjese e madhe ne fshatra nuk e dine nese ndertesa e tyre eshe e ligjshme apo jo, sepse nuk jane pjese e planit urbanistik. A mund te shpallet “online” lista e e tyre?
    Perndryshe, jam kundra legalizimit, sepse me kete inkurajohen njerezit te vazhdojne edhe me me hoh te ndertojne pa leje, duke e dite se nje dite do te legalizohen.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top