Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

“Dan”: CUNGU, ZENKA DHE GJELOSHAJ U TAKUAN ME GJUKANOVIQIN

milo_2Kryetari i Forcës Nazif Cungu, lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve (UDSH) Mehmet Zenka dhe deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj janë takuar të hënën në Podgoricë me kryeministrin dhe shefin e PDS-së Millo Gjukanoviq, por prapë nuk fituan afatet konkrete deri kur kërkesat e tyre do të plotësohen, shkruan “Dan”. Sipas asaj çfarë mëson kjo gazetë, temat kryesore të takimit ishin përfaqësimi më i madh i Shqiptarëve në organet e administratës lokale, themelimi i komunës së Tuzit, decentralizimi dhe rregullimi i pozitës ekonomike-sociale të qytetarëve shqiptar në Mal të Zi.

Megjithatë, Gjukanoviq përveç premtimeve që Qeveria do të punojë në plotësimin e kërkesave dhe që do të ju qaset në mënyrën më serioze, nuk ka konkretizuar kur këto kërkesa të partive shqiptare do të realizohen.

Zenka dje për “Dan” ka vërtetuar se takimi është mbajtur, si dhe që për iniciativat e përmendura do të flitet në mënyrën më serioze. “Ne kishim garanci edhe më herët. Pres që, siç është thënë, kërkesat e jona të shqyrtohen më seriozisht. Së shpejti do të shohim a ka arsye për optimizëm”, tha Zenka, duke mos dashur të komentojë në mënyrë më të detajuar rrjedhën e takimit me kryeministrin malazez.

Ai tha se, sipas asaj çfarë ai dëgjoi në takim, nuk kishte asnjë muhabet për kërkesat e partive shqiptare të fitojnë më shumë funksione në Qeveri, duke marrë parasysh se atë e pretë rikonstruktimi. “Nuk e di a ka biseduar kush  pa dijen tonë, ndërsa UDSH nuk ka mandat deputeti dhe nuk është pjesë e koalicionit qeverisës në Parlament, kështu që kjo nuk pyetje për mua. Por bëhej fjalë për përfaqësimin e qytetarëve shqiptar në organet e administratës publike, gjë që duhet të trajtohet si prioritet. Ne nuk kërkojmë asgjë përveç asaj çfarë na takon, ndërsa të dhënat e fundit statistikore tregojnë se Shqiptarë ka me të vërtet pak në organet e administratës shtetërore dhe në vetëqeverisjet lokale”, tha Zenka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top