Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

„Dan“: PADIA PENALE KUNDËR GJEKËS

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaInspektorët e policisë së Tivarit dhe Seksionit për krim të organizuar kanë dorëzuar dje padinë penale kundër kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për shkak të keqpërdorimit të funksionit zyrtar në shumë prej 160 mijë euro, shkruan „Dan“.

Thuhet që padia kundër Gjekës është ngritur për periudhën kur ai ka kryer funksionin e drejtorit të „Ujësjellësit“. Hetuesit dyshojnë  që ai në mënyrë të paligjshme ka paguar paradhëniet (akontacionet) dhe donacionet, si dhe që disa punëtorë i ka punësuar pa procedurë të kryer.

Gjeka është marr dje në pyetje në policinë e Tivarit ku ka mohuar të gjitha që i ngarkohen. Ai tha që çdo gjë ka punuar sipas ligjit dhe që këto gjëra i “paketohen” mbasi që është bërë kryetari i komunës së Ulqinit.

3 comments

  1. le ta mohoj sa te doje, heret a von do gjykohet ky njeri, jo se jam kundra qe esht kryetar te ketij qytetit por me dierse apo mundi i tjeterkujt ka menduar qe te hec perpara dhe te jetoj por ka per tia zen frymen ketij gjekes dhe te gjithve tjerve qe luajn me mund te huajt.

  2. ku je he gjek, deri kur do te vazhdosh me kesi lloj gjerash ? padia esht cuar kunder tejet ee, thua qe do ti pagosh ato gjera apo jo ? po po padyshim qe do te dal llogaria jote, e ka njerez qe ne ate vjet kan hyr ne pun (gjat funksionit tend) dhe kan marre nje shifer te mire parash, kurse shumica nga ana e puntoreve te vjeter asnje cent, kjo esht nje padrejtsi ndaj punetoreve te vjeter. keshtu qe mos u mundo qe te arsyetohejsh, por pranoje te verteten.

  3. Nji gja te mir e kem na Shqiptart hur vijen puna ke nji Shqiptar tieter menjiher isht hajdut isht shpijun isht drogirash par tesh 25 vite nuk i shohin se Podgorica na vijedhi na mori tokat na shiti me miljona aty ku lypet mi ra deres nuk i bini e nuk akoheni.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top