Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

“Dan”: PARTNERËT E KOALICIONIT TË PDS-SË BLENIN VOTA ME MATERIAL NDËRTIMOR

Millo Gjukanoviq, Milo Djukanovic,  Fatmir GjekaAktivistët e Unionit demokratik të Shqiptarëve, partnerit të koalicionit të PDS-së, kanë organizuar blerjen e votave para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në Ulqin duke i mundësuar votuesve që pak para zgjedhjeve të marrin material ndërtues në një kompani të Ulqinit, ndërsa shpenzimet i ka mbuluar Komuna, thuhet në dokumentet e dorëzuara redaksisë së gazetës “Dan”.

Siç thuhet, përgjegjës për gjithçka asokohe ishte funksionari i UDSH-së dhe sekretari komunal për buxhet dhe financa, ndërsa lideri i tanishëm i Partisë demokratike dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Shtohet që bëhet fjalë për rreth 150 fatura në vlerat prej dy deri në tre mijë euro, e të cilat janë lëshuar menjëherë para zgjedhjeve parlamentare në mars të vitit 2009 dhe zgjedhje lokale të cilat në Ulqin janë mbajtur në vitin 2010, fillimisht në maj, e pastaj edhe në tetor.

One comment

  1. paradoxus balkanicux

    Gjithe kjo eshte ma se e vertet. Keshtu funkcionon pozita he Ulqin por edhe ne MZ. Shampion ne keqperdorimin e parave te takspaguseve qe 13 vjete eshte F.Gj. ( sekretar i UDSh, drejtor ne Komunalje, dhe tani si Kryetar).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top