Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

“Dan”: PO AFROHET 2019 E NUK KA SANIM TË PORT MILENËS

Port Milana, KalimeraSipas kontratës të cilën kompania “Karisma” e ka nënshkruar me Qeverinë e Malit të Zi për qiramarrje afatgjate të një pjese të pronës së NHT “Riviera e Ulqinit” u precizua obligimi që deri në vitin 2019 duhet të zgjidhet problemi ekologjik në Port Milenë, shkruan “Dan”.

Edhe ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq tha se ndërtimi i hotelit “Lido” do të nis kur të zgjidhet 70 për qind e problemit në këtë kanal.

“Edhe laikët e kanë të qartë që kjo nuk do të ndodhë së shpejti”, tha kjo gazetë dhe shton se nuk kanë filluar punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për katër vendbanime (Kodra, Totosh, Mal i bardhë dhe Braticë poshtë), të cilët gravitojnë në prroin e Braticës dhe të cilët janë burim kryesor i ndotjes në Port Milenë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top