Monday , June 26 2017
Lajmi i fundit

„Dan“: UDHËHEQËSI I ISLAMISTËVE NË TIVAR VRITET NË SIRI

SirijaAdem Mustafiq (35) nga Tivari ka humbur jetën në luftë në Siri duke luftuar në anën e organizatës terroriste “Shteti islamik”(ISIL), shkruan “Dan”.

Siç thuhet, Mustafiq humbi jetën para tre ditëve, ndërsa trupi i pajetë së shpejti do të transportohet në Tivar.

Shtohet që Mustafiq ishte personi kyç për rekrutimin dhe transportin e shtetasve malazez në luftë në Siri, si dhe që në ISIL kishte gradë të lartë.

Përndryshe, Mustafiq më herët ishte imam në xhamitë në Tivar të moçëm.

Në polici theksojnë se në ISIL lufton edhe Ulqinaku H.B. me bashkëshorten e tij.

2 comments

  1. LARG-NGA-ULQINI

    H.B. cka done me thane? Cigareta “HB”!!!!

  2. Pse me iniciale a mas eshte gja adoleshent. Me emer edhe mbiemer heren tjeter duhet mu dite kush jane kta njerze

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top