Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Data e zgjedhjeve lokale: DO TË VENDOS QENDRA E PDS-SË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjPër datë e sakt të zgjedhjeve lokale në Ulqin vendimin do ta sjellë deri në fund të këtij muaji qendra e Partisë demokratike të socialistëve, mëson Portali Ul-info.

Kjo parti para tre javësh i propozoi partnerëve të vet të koalicionit që ti shkrurtohet mandati përbërjes aktuale të parlamentit lokal dhe që zgjedhjet të mbahen në fund të nëntorit, në paketë me zgjedhjet në Cetinë, Petnicë dhe Mojkovac.

Mirëpo, nga Forca, e cila është partner koalicioni i PDS-së në nivel lokal dhe qendror, kanë thënë se dëshirojnë që mandati të ushtrohet deri në fund, gjegjësisht që zgjedhjet të mbahen në fillim të vitit. Nga kjo parti kishte propozime që zgjedhjet lokale të mbahen së bashku me presidencialet, që u refuzua në PDS.

Për zgjedhje të parakohshme janë edhe Partia demokratike dhe opozita, që me PDS-në përbëjnë gjithsej dy të tretat e këshilltarëve në Kuvendin komunal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top