Dega e arkivit Ulqin: TË MËRKURËN EKSPOZITA FOTODOKUMENTARE

ArhivMe moton “Të ruajmë arkivat”, në Mal të Zi sot filloi dhe do të zgjasë deri të premten manifestimi tradicional “Java e arkivit”.

Me këtë rast në Ulqin të mërkurën me 15 maj, me fillim në ora 12, në Galerinë e Qendrës për Kulturë, do të organizohet ekspozita fotodokumentare “Zyra Doganore e Rendit II Tivar – dokumentacioni për Lejekalimet dypronësore nga viti 1928 – pjesa e II”.

Autori i ekspozitës dhe katalogut i cili u përgatit është Lilana Bullatoviq, gjersa bashkëpunëtorë janë Snezhana Nishaviq, Adem Mehmeti dhe Xhenana Axhemoviq.

Përndryshe, Dega e arkivit në Ulqin këtë vit shënon 26 vite punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…