Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Delegacioni i Komunës tek Kryeministri: MARRËVESHJE PËR MODALITETET E DALJES NGA BLLOKADA

Dusko MarkovicKryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq pranoi të premten delegacionin e Komunës së Ulqinit të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës Loro Nrekiq, mëson Portali Ul-info.

Pjesë e delegacionit ishin edhe nënkryetarja e Komunës dhe nënkryetarja e UDSH-së Hadixha Gjoni, kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu dhe sekretari për financa dhe buxhet dhe kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së Sead Osmanoviq.

Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i financave Darko Radunoviq, u dakorduan modalitetet e daljes nga bllokada e xhiro – llogarisë së Komunës së Ulqinit, e cila po zgjat më shumë se dy muaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top