Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Delegacioni i Parlamentit Evropian në Ulqin: KRIPORJA VEND UNIK EVROPIAN

URA“Kriporja është margaritarë unik evropian. Turistët perëndimor kënaqen me këto zona dhe për ato, këto hapësira janë më atraktive se cilido hotel. I tërë Ulqini është i mrekullueshëm”, deklaroi të hënën gjatë vizitës në Ulqin deputeti i Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian Thomas Waitz.

Ky politikan austriak gjendet në krye të delegacionit të Parlamentit Evropian i cili prej sot, me ftesë të Lëvizjes Qytetare URA, me vizitën e monumenteve të Ulqinit, filloi vizitën zyrtare në Mal të Zi.

Waitz vizitoi Plazhin e Madh dhe Valdanosin, ndërsa në Kala iu shtrua dreka e punës me anëtarët e Këshillit Komunal të URA-së në Ulqin, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të sektorit të biznesit.

Në drekën e punës ishte i pranishëm edhe themeluesi i organizatës së njohur Rrjeti Nansen Dialog Steinar Bryn nga Norvegjia.

Kryetari i URA-së Dritan Abazoviq shprehu kënaqësinë me vizitën e mysafirëve të lartë duke theksuar se është kënaqësi të kesh përkrahje nga qendrat e politikës evropiane. “Nuk jemi të vetëm në përpjekjet tona që të krijojmë shoqërinë demokratike, shtetin e së drejtës dhe të mbrojmë resurset tona që janë edhe resurse evropiane”, shtoi ai.

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top