Delegacioni i Turqisë në Ulqin: RASTI “RIXOS” PARALAJMËRIM

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Delegacioni i Dhomës së tregtisë të qytetit turk Adana, në krye me kryetarin Atil Menevshe, ka qëndruar sot në vizitë zyrtare Ulqinit. Ato në hotelin “Otrant” kanë folur me drejtuesit e komunës dhe sipërmarrësit e Ulqinit për mundësin e bashkëpunimit.

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka ftuar biznesmenët nga Adana të investojnë në Ulqin duke theksuar që ky është një nga destinacionet më të bukura dhe më të dëshiruara në Mal të Zi. Ai tha që komuna veç i ka ofruar lehtësime investitorëve nga Turqia të cilët shprehën vullnetin të ndërtojnë në Ulqin akva parkun dhe hotelin.

Është folur edhe për problemet në të cilat ka has “Rixos grupi” i cili është i gatshëm të ndërtojë në Plazhin e madh, e për të cilat foli përfaqësuesja e zyrës për bashkëpunim tregtar në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Mal të Zi Sulltan Iskender. Është theksuar që problemet janë krijuar në nivel shtetëror dhe që ato duhet të zgjidhen në nivel të dy qeverive.

Në pyetjen e mysafirëve a është Ulqini i binjakëzuar me ndonjë qytet në Turqi, Gjeka ka thënë që nuk është dhe menjëherë ka propozuar që Ulqini mund të binjakëzohet me Adanën. Mysafirët kanë ftuar Gjeken dhe bashkëpunëtorët e tij të vizitojnë Adanën dhe që për çdo gjë të merren vesh me drejtuesit e këtij qytet.

Adana, përndryshe, ka rreth dy milion banorë dhe sipas madhësisë është qyteti i gjashtë në Turqi. Vetëm Dhoma e tregtisë e Adanës ka 28 mijë anëtar, përkatësisht më shumë seç ka Ulqini banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i