Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Deliq për sezonin: ËSHTË SHPENZUAR MË PAK, FITIMI PËR NJË ÇEREK MË I VOGËL

Petar DelicDrejtori i Kompanisë „Deli Turs“ Petar Deliq tha se „efektet financiare të këtij sezoni në krahasim me të vjetshmin janë 25 për qind më të dobëta“.

Në kuadër të kësaj kompani punon plazhi „Safari“, hoteli „Laguna“ dhe auto – kampi.

„Nuk jemi të kënaqur, në veçanti jo me korrikun i cili papritur ishte i dobët. Në gusht ishte më mirë, por, kur të gjitha mblidhen, munguan rezultatet që pritëm“, tha Deliq për „Dan“.

Sipas fjalëve të tija, këtë vit mundësitë financiare të turistëve ishin më të dobëta dhe ato kanë shpenzuar më pak, në veçanti jashtë pansionit.

„Kishim probleme me furnizim me energji elektrike, me trafik të rënduar, me pastërti – në veçanti në pjesën e pasme të plazheve dhe këto janë problemet që duhen të zgjidhen urgjentisht“, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top