Denoncimin e korrupsionit në Komunë të Ulqinit qytetarët mund ta bëjnë në dy mënyrë. Më e thjeshta përmes mailit, në të dy gjuhet, përmes banerit i cili gjendet në ballinën e faqes së internetit të Komunës: (http://www.opstinaulcinj.com/Komuna-e-Ulqinit/151/Denonco-korrupsionin.shtml dhe http://www.opstinaulcinj.com/Opstina-Ulcinj/1151/Prijavi-korupciju.shtml ).
Po ashtu është e mundur që të denoncohet korrupsioni në punën e organeve të vetëqeverisjes vendore përmes kutisë e cila gjendet në katin përdhese të ndërtesës së Komunës.
Të gjithë denoncimet i diskuton Komisioni i veçantë të cilin e emëron kryetari i Komunës së Ulqinit.