Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Deri më 30 shtator: NË PLAZH TË VOGËL VETËM NË KËMBË

Plazhi i vogel, Mala plaza, PanoramaNë bazë të Ligjit për siguri në komunikacioni qeverisja lokale në Ulqin solli Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për rregullim të komunikacionit në territorin e kësaj komunë, me të cilin në një numër të rrugëve në qytet dhe periferi do të vendosen rregulla të reja të komunikacionit.

Siç shkruan “Dan”, me vendim parashihet që në disa rrugë të vendoset lëvizja njëkatëshe e makinave, të ndalohet parkimi dhe të përcaktohet numri preciz i vendeve të parkingut për makinat taksi.

Kështu, për shembull, në të ardhmen deri më 30 shtator, në periudhën prej orës 20 deri në orën dy të mëngjesit do të ndalohet komunikacioni në rrugën e Detarëve të Ulqinit në Plazh të vogël deri tek vendi ku dikur ishte hoteli “Jadran”.

Nga administrata lokale thonë se me zhvillimin e qytetit dhe vendbanimeve dhe me zgjerimin e rrjetit të komunikacionit në komunë, si dhe për shkak të problemeve të caktuara që paraqiten gjatë sezonit turistik, është shfaqur nevoja për ndryshimin e disa rregullave të deritashme të komunikacionit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top