Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Deri në fund të vitit: KRIPORJA PARK I NATYRËS

Kriporja, Solana 6Kriporja deri në fund të këtij viti do të fitojë statusin e parkut të natyrës, ndërsa mbetet të definohet mënyra e menaxhimit, shkruan Vijesti.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, është e ndaluar të bëhet çdo gjë që rrezikon karakteristikat e vlerës dhe rolit të parkut.

Vendimin për parkun e natyrës e miraton Kuvendi i Komunës në territorin e të cilit ndodhet parku, mbas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe ajo e Bujqësisë.

Nga Qeveria deklaruan se në afatin më të shkurt Komunës së Ulqinit do ti dërgojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top