Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

DETARIA E ULQINIT 1880-1914

Shuarje-e-kusarisë-Mbi-të-kaluarën-e-UlqinitKur Ulqini në vitin 1880 hyri në përbërjen e Malit të Zi qytetarët e tij kishin 145 anije për lundrim të vogël dhe të madh.

Anijet me vela të Ulqinit kanë lundruar në detin Adriatik dhe Mesdhetar. Nga Buna dhe Shqipëria kanë eksportuar dru për ngrohje dhe mall tjetër eksportues për Itali, Maltë, Egjipt, Tunizi, Tripoli, ndërsa në kthim kanë bartur kryesisht kripë për Mal të Zi. Anijet më të vogla me vela kanë lundruar për Itali dhe Dalmaci.

Mali i Zi nga anijet e Ulqinit ka paguar taksen sanitare dhe atë të Farit, si dhe taksën për listën e regjistrimit.

Por, Ulqinakët nuk donin të pranonin që e ardhmja detare ti takoj vaporëve – kanë blerë më tej anijet e vjetra në Dalmaci dhe kanë kundërshtuar çdo vendosje të lundrimit me vapor.

Goditjen përfundimtare të gjemive (nga tur. gemi) siç i quanin anijet me vela, ia dhanë Lufta Ballkanike dhe e Parë botërore kur flota e Austrisë  i ka sekuestruar anijet Ulqinake, ndërsa ato të voglat i ka fundosur. Mbas përfundimit të luftës ato kishin vetëm 5 anije me vela.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top