Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

DETARIA E ULQINIT NË MESIN E SHEKULLIT 19

Në mesin e shekullit 19 në kantierin e anijeve në Ulqin (i cili ishte gjendej në Plazhin e vogël) për çdo vit janë ndërtuar katër-pesë anije të reja, kështu që në vitin 1863 Ulqinakët posedonin 200 anije, nga të cilat 80 ishin të mëdha. Sipas një raporti, në vitin 1877 kanë më shumë se 300 varka me vela për kabotazh (lundrim afër bregut), me kapacitet ngarkues deri në 100 tonë.

Bëhet fjalë për flotë të madhe, me të cilën detarët ulqinak vlerësoheshin në të gjithë portet e Adriatikut dhe Mesdheut.

Zhvillimit të flotës së Ulqinit i kontribuon fakti që në mesin e shekullit 19 vetëm tregtia detare e Shkodrës ishte rreth 10 milion franga në vit, e Ulqinakët më së shumti kanë transportuar mallin e tregtarëve shkodran.

Vlera totale e flotës së Ulqinit ishte rreth 350 mijë dukat, ndërsa të ardhurat vjetore rreth 120 mijë dukat. Marinari në vit ka fituar 25-30 dukat. Nga puna e transporti anija e blerë e paguante veten për pesë deri në gjashtë vjet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top