Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Dilema: A ËSHTË MARKIQI NË KONFLIKT TË INTERESIT?

Loro Markiq, Ljoro MarkicKryetari i Gjykatës administrative të Malit të Zi Branisllav Radulloviq pohon që avokati nga Ulqini dhe anëtari Këshillit gjyqësor të Malit të Zi Loro Markiq është në konflikt të interesit. Ai për këtë arsye kërkoi nga Komisioni për parandalimin e konfliktit të interesit që të tregojnë a është shkelur ligji. “Interesi privat në kryerjen e punëve të avokaturës dhe marrja e kompensimit për këtë gjë, nga ana e anëtarit të Këshillit gjyqësor, mund të ndikojë në paanshmërinë e tij në kryerjen e këtij funksioni publik”, vlerëson Radulloviq.

Por, Markiq thotë se Komisioni tashmë ka shprehur qëndrimin e vet lidhur me këtë dilemë. “Gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit gjyqësor këshilli Parlamentar ka konsultuar komisionin dhe Komisioni ka dhënë mendimin e vet duke thënë që as un as kolegët e mi avokatë, të cilët u lajmëruan, nuk janë në konflikt të interesit”, theksoi Markiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top