Saturday , July 21 2018
Lajmi i fundit

Dilema prindërore: AUTORITAR OSE LIBERAL NDAJ FËMIJËVE

femijetShkruan: Arlinda Sukaliqi

FËMIJËT NUK DUHET DETYRUAR, ATA DUHET T’I BINDIM

Shpesh si prindër pyesim veten se cila gjë është më e mirë për fëmijën tonë,cila sjellje ose cili qendrim është i duhuri që fëmia jonë të marr edukimin e duhur.Na ka rastisur të dëgjojmë se kontrolli i tepruar dhe autoritarizmi në edukimin e fëmijëve,i nxit shpesh që fëmijët te mos kenë besim tek prindërit dhe rregullat e tyre,e në këtë mënyrë nxiten drejtë sjelljeve të pa hijëshme. Po të shikojmë dhe anën tjetër pra të jemi liberal, të tepruar ,tu plotësojmë çdo teke dhe aty do shohim anën negative sepse ata llastohen dhe kërkojnë çdo gjë dhe kur nuk e kanë të nevojshme ate.

Si duket nuk ekzistojnë as patenta dhe as manuale për t’ u bërë prind,është një „profesion“ që mësohet duke e ushtruar çdo ditë.Secili nga ne që është prind pyeten veten:“Apo bëjë gjënë e duhur?Duke ia bërë këtë pyetje dhe vetës si prind hulumtova nëpër internet dhe rasisa të shoh një hulumtim amerikan që ishte publikuar në një revistë amerikane e cila merrej me këto çeshtje ,ku si pas saj shkruhej se ndikimi që stilet të ndryshme të edukatës kanë mbi probabilitetin që një fëmjë të shëndrrohet në një adoleshent mistrec,deri në kriminel.Hulumtimi gjithqysh fokusohej te faktorët psikologjik,social,ligjor që më vonë sipas tyre ndikojnë në ate se çfarë do të bëhët fëmija nesër,një fëmijë jo i sjellshëm dhe problematik apo një i zgjuar,i edukuar mirë dhe duke ec në rrugë të drejtë.

Duke lënë pas këtë hulumtim vihet pyetja sa ne si shoqëri marrim parasysh këto faktorë dhe çka më të vërtetë presim ne që të ndodh me fëmijën tonë,çfarë do të bëhet ai në të ardhmën?

Cili është stili adekuat edukues për fëmijën tim ai autoritar,i eger apo i butë dhe liberal?Cili është roli i ktyre stileve edukues mbi vetëvlerësimin e fëmijës,besimin që ata ushqejnë karshi prindërve dhe ndaj rregullave te vendosuara nga këto prindër.

Po të pyetën fëmijët sidoms ato adoleshentë vijnë në një përfundim se prindërit autoritarë kërkojnë dhe ushtrojnë kontroll të fortë mbi fëmijët e tyre.Vendosin zakonisht rregulla të forta mbi të cilat nuk diskutohet më po vetëm respektohen.Këta prindër as që u shpjegojnë këto stile edukuese e le më të negociojnë më fëmijët.Nuk u kushtojnë rëndësi kërkesave të fëmijëve,por presin që këta të fundit tu bindën duke vënë kështu një llojë komunikimi të njëanshem.Po ta analzojmë këtë që thamë më lartë i bie se ne po jetojmë në një shkull të kaluar ku fjala e prindërit ishte e padiskutushme,duhej bërë gjithsesi si ai donte edhe pse ndonjëherë nuk kishte të drejtë.Si duket kjo është një ndër mënyrat më të këqia të edukimit,ose mënyra edukuese më e keqe e mundshme sepse mund të nxisë rrezikun që fëmija të zhvillojë një paknaqësi ,që e çon në izolim dhe mç e keqa që fëmija të mos ketë besim tek prindëri.Pasojat e këtijfëmije pastaj do jenë:një fëmijë problematik kur të rritet ose thënë më mirë adoleshent problematik,rebel,i pa hishem në sjellje etj. Po a e shohin njëjtë prindërit këtë stil edukimi?Jo ,ato përkundrazi mendojnë se fjala e prindërit e ka humbur vlerën dhe çdo ditë autoriteti i tyre po humb pa e kuptuar si.Ata pohojnë se shoqëria e sotme po hynë shpjt në hapat e modernizimit të teprurar ku më nuk po kuptohet roli i prindërit në këtë mes.

Ne anën tjetër kemi prndërit më liberalë,më të butë,gjithnjë gati për t’i dëgjuar fëmijët e tyre dhe për t’i kuptuat kërkesat e tyre.Kjo kategori prindërish vendosin pak rregulla dhe nuk shqetësohen shumë nese këto rregulla fëmija i respekton.Prindërit e till prodhojnë fëmijë më pa të sigurt në vetëvete,që bëjnë çfarë duan por dhe kanë më pak vetëkontroll.Pra kjo mënyrë edukimi se stil edukimi ndryshon nga ajo autoritare,ku fëmijët nuk i konsiderojnë prindërit si figura me ndikim të madh,megjithë ate nuk janë të prirë për sjellje të keqia.
Shtrohet përsëri pyetja a janë këta prindër pikërisht të duhurit për të nxjerrë nesër një fëmijë ekselent pa asnjë të metë?Sigurisht qe jo.
Të jemi real dhe të themi te vërtetën,ne si prindër do donim të jemi autoritarë,të kujdesshëm dhe kërkues,por dhe të jemi pak liberal,të dashur,të hapur ndaj nevoajve të fëmijëve,me fjalë të tjera të jemi gjysmë më gjysmë,pak autoritarë e pak liberal.Vallë a mundemi kështu të jemi?Nese kemi bërë një punë të mirë si prindër autoritarë ,duhet të kemi fëmijë që kënaqen më gjërat që kanë ,më një vetëkontroll të mirë dhe në tërësi të kenaqur.Kështu fëmijët do të dinë të njohin autoritetin tuaj dhe do të sillën mirë,edhe atëher kur ju nuk do jeni aty për t’i kontrolluar,sepse kanë besim në rregullat qe ju i vendosni dhe mendojnë se janë të duhurat.Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë se çelësi i vertet i suksesit qendron në mënyrën që fëmijët janë të gatshëm të pranojnë përpjekjet e prindërëve të tyre për t’i përgaditur ata për jetën shoqërore.Prindër te dashur nese doni një fëmijë të shendetshëm dhe të edukuar mirë mos u mundoni të jeni shumë autoritar ,me fjalë të tjera fëmijët nuk duhet detyruar,ata duhet t’i bindim.

Jeni ai model i prindërit i cili pak po leshon pe ndaj liberalit sepse kështu fëmija s’do të bëjë rezistencë ndaj rregullave të vendosura por përkundrazi ai do t’i respektojë ato duke parë se dhe ju po bëni një sakrificë për ta.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top