Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

DISA FJALI PËR KALANË E SHASIT

Shasi mesjetar, i cili siç pohojnë arkeologët, me sipërfaqe ishte më i madh se Kotorri, është krijuar në themelet e fortesës ilire. Është rrënuar rëndë në termentin e vitit 518, pak kohë më vonë ka filluar procesi i përtrirjes së tij. Pak kohë më parë është zbuluar objekti i hershëm bizantin nga fillimi i shekullit 6 me varrezat dhe sasi të madhe materialesh nga kjo periudhë.

Për këtë qytet të vdekur më të njohur në Adriatik është gërshetim i rëndësishëm i qeramikës romake, bizantine dhe sllovene, çka flet për bashkëjetesën e civilizimeve të mëdha në këtë hapësirë nga shek. 6 deri në shek. 10.

Si qytet i ipeshkëvisë  Shasi për herë të parë përmendet në vulën e papës Aleksandrit II nga viti 1067. Hordhitë e Mongolëve në sulmin e tyre të tmerrshëm në vitin 1242 e kanë rrënuar deri në themel, ndërsa disa dekada më vonë e ka rinovuar mbretëresha Jellena, gruaja e mbretit serb Urosh.

Por, në fillim të shekullit 15 qyteti ishte i dobësuar nga uria dhe varfëria, çka ishte pasojë e konfliktit shumëvjeçar të Ballshës III me Venedikun. Në dokumentet arkivore të vitit 1470, “comuna suacium” përmendet vetëm si fshat.

Nëntë vite më vonë Shasin e pushtojnë Osmanët dhe me të sundojnë deri në vitin 1912.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top