Friday , August 23 2019
Lajmi i fundit

DISA FJALI RRETH MEVLUDIT TË HAFIZ ALI ULQINAKUT

Hafiz_Ali_Ulqinaku_393744204Mevludi është vepër e poetit të njohur turk, Sulejman Çelebiut, të cilën e ka përkthye në gjuhën shqipe Hafiz Ali Riza Ulqinaku. Ky përkthim është adaptim, përshtatje në gjuhën shqipe, është një poemë që i kushtohet lindjes apo ditë-lindjes së Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)

Këtë vepër e ka shkrue, përkthye, adaptue, në moshën 18 vjeçare, në vitin 1873, kurse është botue me 1885. Kjo vepër pranohet si kryevepër sepse i ka udhëzuar, frymëzuar shumë brezi, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë kombëtar…

Në parathënie të “Mevludid”, ndër të tjera, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku tregon pse e shkruen në gjuhën shqipe:

“N’gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue

Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue”,

(sepse gjuha shqipe….)

Asht nji gjuh’ qi me kalem s’asht kollanis”.

“Kushdo, qi t’a vejn hesap ndonji hata

M’godit aj qi t’a shof, i baj rixha”.

Ndërsa, për rëndësinë e lindjes së të Dërguarit, ndër të tjera, shkruan:

”U ndriçue jeta, kur leu Ai Resul,

Qiell e tok’ m ‘at sahat u mbush me Nur.

Kushdo të don prej xhehenemit nexhatë,

Le të bin tuj qa me lot ai salavatë.”

Ky Mevlud, sipas fjalëve të studiuesit Mexhid Uvejsit,  duhet trajtuar e pasqyruar si segment i veçant i letërsisë, ai përmban në brendi teologji e filozofi, mistikë e didaktikë, brenda vlerave fetare duken vlerat atdhetare dhe universale….

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top