Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

DISA LAJME NGA BASHKËSIA ISLAME

Me rastin e Natës së madhërishme të Kadrit, natës e cila, siç thuhet në Kur anin e nderuar, është më e mirë se një mijë muaj, në Xhaminë në Krye të Pazarit (tek rrethi) të shtunën është bërë prezantimi tradicional i Sakali sherif (qimes së flokut të Pejgamberit Muhamed a.s.). Këtë ceremoni tradicionale e ka udhëhequr krye imami i Ulqinit Ali ef. Bardhi së bashku me imam tjerë, si dhe në praninë e një numri të madh të besimtarëve.

Ai tha që qimja e flokut të shenjtë në Ulqin është sjell me dekret të mbretit, njëjtë siç është bërë në Plevla dhe në Tivar, ku këtë vit është ripërtërirë tradita që qimja të ekspozohet para besimtarëve.

“Ne në këtë mënyrë nuk i lutemi kësaj qime të bekuar, por tregojmë respektin tonë ndaj Profetit të së vërtetës dhe ndaj të kaluarës sonë”, tha ef. Bardhi.

Bashkësia islame të premten shprehu falënderimin e vet për deputetin e Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu, sepse ishte njëri nga katër propozuesit e amendamentit për arsim, pranimi i të cilit do të mundësoj që medreseja “Mehmed Fatih” në Podgoricë të fitoi licencën nga shteti si çdo shkollë e mesme e rregullt në Mal të Zi.

One comment

  1. Aman cfar lajmit,na keni qit.
    Krye keput BIDAT dhe SHIRK !!!
    Namazi I teravis dhe aj I nates jan risi ne fe, kurse kjo QYMJA na qenka Farz dhe e pelqyer!
    Keta udhehqsit tan per fat kaq e kajn transformua parimet e fes,ne interesa private dhe po kembngulin thell nekete qe te mbushin xhepat e tyre.

    IshAllah i nderroni keto ide te gabuara,qe Allahu xh.sh ta nderroj gjendjen e keti populli,qe ju po doni me shume deshir ta leni TERR & ERRSIR.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top