Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Dispozita mesjetare në Ulqin: TË RINJTË DUHET TË MBJELLIN 60 ULLINJ

Maslina_Kastela_0807_1Në Statutin e qytetit të Ulqinit nga viti 1330 qëndron dispozita që të nënshtruarit duhet të mbjellin dhe kultivojnë ullinjtë, si dhe që fidanët e kësaj bime të bekuar nuk guxon të eksportohen.

Këtë dru të shenjtë askush nuk guxon ta presë, ndërsa mbjellja e tij ishte – vepër e pëlqyeshme për Perëndinë.

Për këtë arsye gjatë mesjetës në Ulqin është vendosur rregulli që asnjë djalosh nuk mund të martohet pa mbjell paraprakisht 60 rrënjë ullinj (dr Jovan Vukmanoviq: Ullishtaria e Ulqinit dhe përpunimi i ullinjve, revista e muzeut etnografik në Cetinë, libri II/1962, fq. 227)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top