Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Dita e Ulqinit: SEANCA SOLEMNE NË QENDËR PËR KULTURË

Fatmir GjekaMe seancën solemne të kuvendit lokal në Qendër për kulturë sot është shënuar Dita e komunës së Ulqinit. Në mbledhje ishin të pranishëm kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, nënkryetari i Parlamentit malazez Sulo Mustafiq, ambasadorët e Kinës dhe Shqipërisë, përfaqësuesit e komunave të Tivarit, Plavës dhe Pejsë, si dhe disa deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe Kosovës. Ndër të pranishmit ishin dhe ish kryetari i Shqipërisë Bamir Topi dhe delegacioni i Shoqatës së Ulqinakëve në Durrës.

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka thënë që është nder, por edhe përgjegjësi të jesh në krye të vetqeverisjes lokale duke thënë që vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe konsensus mund të ndërtohet Ulqini i ri. Ai shtoi që do të punojë për avancimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Malit të Zi.

Drejtuesi i KK Fuad Haxhibeti theksoi që pushteti i krijuar pas zgjedhjeve të janarit është shpresë e qytetarëve të Ulqinit.

Është organizuar program i begat kulturo – artistik, ndërsa pas kësaj është organizuar koktej për të gjithë të ftuarit në hotelin „Mediteran“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top