Ditën e tretë të Bajramit: FILLON NDËRTIMI I MEDRESESË

medrea xxxNë Fushën e Ulqinit të mërkurën, ditën e tretë të Bajramit të Ramazanit, do të nisin punimet në ndërtimin e Medresesë së vajzave, njoftohet Portali Ul-info nga Bashkësia islame e Ulqinit.

Kryeimami i Ulqinit Ali ef. Bardhi ka thënë që me ndërtimin e këtij institucioni fetar-arsimor të shkollimit të mesëm do të jetësohet tradita në këtë qytet dhe njëkohësisht do të harmonizohet jeta me nevojat e së ardhmes.

Punimet me vlerë prej rreth 1,2 milion euro në medrese do t’i financojë “Shoqata e miqve të kulturës dhe arsimit” nga Stambolli.

Së bashku me medrese më vonë do të ndërtohet dhe xhamia madhështore, për të cilën ekziston projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…